LAJMI I FUNDIT:

“Pastrim i parave, para të pista, kjo është për t’u brengosur,” ish-hetuesi policor flet për bastisjet në Ministrinë e Infrastrukturës

“Pastrim i parave, para të pista, kjo është për t’u brengosur,” ish-hetuesi policor flet për bastisjet në Ministrinë e Infrastrukturës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion bastisje aksion në në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me ç’rast është arrestuar një zyrtar të kësaj ministrie i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lidhur me këtë çështje ish-hetuesi policor, Rrahman Sylejmani ka thënë se kjo është për t’u brengosur.

“Pastrimi i parave, është e rëndë. Nënkupton që paratë e pista fitohen në mënyrë të kundërligjshme, nëse kjo ka të bëjë aty, kjo është shumë brengosëse, kjo vepër për mua është shumë e rëndë,” tha Sylejmani, në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini.


Sylejmani thotë se ky nuk është rasti i vetëm, por sipas tij kjo dukuri veç se po shtohet.

“E dimë që mbi ligj nuk është askush. Në institucionet tona nuk është vetëm ky rast, çdo javë edhe në të kaluarën por edhe tani po ka raste të ndërhyrjes të arrestimeve,të zyrtarëve të lartë që udhëheqin dikastere të ndryshme, edhe kjo në këtë ministri, por edhe në të tjera. Menaxhimi i parasë publike, në emër të shtetit, po del që aty ku ka para po ka edhe korrupsion”, shtoi Sylejmani.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke arrestuar një person me inicialet I.B., i cili dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Një i dyshuar tjetër, N.F., që akuzohet për “Shpëlarje parash” dhe mosraportim të pasurisë, është në arrati.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar armë, dokumente, pajisje elektronike dhe banesat e të dyshuarve janë ndaluar përkohësisht. Hetimet vazhdojnë për përfshirjen e të tjerëve në këtë aktivitet kriminal. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Lajme
Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga

Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga "sfida" në TikTok

Sociale
Aksioni antidrogë, arrestohen katër persona - sekuestrohen 35 kilogramë marihuanë dhe mbi një kilogram kokainë

Aksioni antidrogë, arrestohen katër persona - sekuestrohen 35 kilogramë marihuanë dhe mbi një kilogram kokainë

Kronika e Zezë
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo Yahya Sinwar

Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo Yahya Sinwar

Lajme
Detaje nga bastisja në Ministrinë e Infrastrukturës, ku u arrestua Izedin Bytyqi: I konfiskohet një revole, telefona, laptopë e dokumente

Detaje nga bastisja në Ministrinë e Infrastrukturës, ku u arrestua Izedin Bytyqi: I konfiskohet një revole, telefona, laptopë e dokumente

Lajme
Ish-gruaja kërkon t’ia marrë Ilir Metës 10 për qind nga fondi që Partia e Lirisë përfiton nga buxheti i shtetit

Ish-gruaja kërkon t’ia marrë Ilir Metës 10 për qind nga fondi që Partia e Lirisë përfiton nga buxheti i shtetit

Lajme
Kalo në kategori