LAJMI I FUNDIT:

Brigada Azov zë njërin nga ushtarët rusë që ekzekutuan ukrainasit e paarmatosur në Donetsk

Brigada Azov zë njërin nga ushtarët rusë që ekzekutuan ukrainasit e paarmatosur në Donetsk

Ushtarët e Brigadës së 12-të të Avozit të forcave mbrojtëse të Ukrainës, kanë arritur të rënë rob lufte, ushtarët rusë përgjegjës për ekzekutimin e tre të burgosurve ukrainas në rajonin e Donetskut.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e kryeprokurorit të Ukrainës, i cili njoftoi mediat se do të fillojnë procedurat ndaj ushtarëve rusë, transmeton Telegrafi.


“Droni filmoi momentin kur pushtuesit rusë kryejnë krim brutal. Ushtarët rusë vranë ushtarët e paarmatosur ukrainas në një distancë shumë e vogël”, u tha ndër tjera.

E nga Brigada Azov kanë njoftuar se kanë kapur të paktën një ushtar rus për këtë krim makabër, që u krye ndaj ushtarëve të paarmatosur ukrainas që ishin dorëzuar me duart e ngritura lart.

Gjatë marrjes në pyetje, ushtari rus dëshmoi për vrasjet e njëpasnjëshme të kryera nga njësia e tij.

Ai gjithashtu zbuloi se rusët kanë vrarë edhe ushtarët e tyre, që refuzonin të shfrytëzoheshin si “mish për top”. /Telegrafi/