LAJMI I FUNDIT:

Kosova U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani triumfon në turneun “UEFA Development” të mbajtur në Maltë

Kosova U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani triumfon në turneun “UEFA Development” të mbajtur në Maltë

Kombëtarja e Kosovës U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani e ka përmbyllur me sukses turneun “UEFA Development” që u zhvillua gjatë kësaj jave në Maltë.  

Pas fitoreve me Estoninë (2:1) dhe me Gjibraltarin (0:0, 4:3 në penallti) Dardanët U15 kanë shënuar fitore edhe kundër nikoqires së turneut, Maltës, me rezultat 1:0, duke siguruar pozitën e parë me 8 pikë.  

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen kundër vendasve dhe radhiti disa raste.  


Fillimisht Eris Balaj, në minutën e 17-të tentoi golin, por gjuajtja e tij shkoi pak mbi traversë. Një tjetër mundësi të mirë e pati Dion Sylaj, në minutën e 23-të, por ishte portieri që evitoi golin.  

Eris Balaj ishte sërish kërcënues me një gjuajtje nga vija e 16-metërshit, por sërish portieri vendas ishte në nivel të detyrës.  

Megjithatë, goli erdhi përfundimisht në minutën e 38-të Eris Balaj shfrytëzoi një asistim të Sylajt për ta dërguar topin në rrjetë.  

Në pjesën e dytë Malta e kërkoi golin e barazimit, por Kosova arriti ta menaxhojë mirë lojën deri në fund.  

Siç e cekëm më lartë, Kosova e ka mbyllur grupin si e para me 8 pikë./Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

La Liga
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

La Liga

"Nëse Yamal do të kishte shpejtësinë e Vinicius, ai do të ishte i përsosur" - ish ylli i Spanjës flet për talentin e madh

La Liga
Kalo në kategori