Mickoski: Ali Ahmeti le ta pastrojë partinë nga kriminelët dhe le të reformohet
Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski nga konventa e partisë së tij OBRM-PDUKM ka apeluar kreun e BDI-së, Ali Ahmetin që ta pastrojë partinë nga kriminelët.
Mickoski tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për shpërnguljen e mbi 100 mijë shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në 20 vitet e fundit.
“Do t’i drejtohem edhe Ali Ahmetit, por jo ashtu siç m’u drejtua, jo shumë kohë më parë. Reformo partinë. Një BDI e reformuar është e rëndësishme për atdheun. Pastroni kriminelët nga radhët tuaja, ne do t’ju ndihmojmë për këtë. Më beso ne do t’ju ndihmojmë. Ky është atdheu ynë i përbashkët. E shihni sa shumë shqiptarë shpërngulen çdo ditë? Shtëpitë në Zajazin tënd janë bosh. Në vend që të mbusheni me njerëz, me fqinjët, të afërmit, miqtë tuaj. Në 20 vjet më shumë se 100 mijë shqiptarë emigruan nga vendi. E kujt është përgjegjësia? Nuk kam kohë për përplasje publike dhe për të sulmuar njëri-tjetrin përmes publikut dhe për të nxitur tensionet. Unë kam punë më të zgjuar se kjo. E di që ju shkon të hyni ndonjëherë në konflikte me OBRM-PDUKM-në, por kjo është politikë e përditshme mendjengushtë, kalojeni. Jepni, kontribuoni me projekte, propozime dhe ju premtoj se do të pranojmë gjithçka që do të thotë përparim dhe zhvillim i vendit”, tha Mickoski.
Ai shtoi se shqiptarët e respektojnë Ali Ahmetin, mirëpo pse i njejti të mos e ketë dhe respektin e disa maqedonasve.
“Nuk është mirë të nisësh çështjet etnike sa herë që je në opozitë dhe kur je në pushtet të bëhesh parti e gjelbër. Shqiptarët në vend jetojnë keq, është e pamohueshme që disa nga shqiptarët e respektojnë Ahmetin, pse ai është ashtu siç ka qenë në 20 vitet e fundit. Po pse të mos e meritojë respektin edhe nga maqedonasit? U treguat vizionar për disa gjëra, por duhet treguar edhe vizionar përmes projekteve, ideve, konkurrencës së vizioneve. Ju duhet të tregoni se e respektoni Maqedoninë. Pajtoni, ju jeni opozita dhe disa nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që po bënin. Dhe për atë që ata bënë, ekziston një institut që quhet “përgjegjësi”. Unë ju premtova dhe ju premtoj se do t’ju ndihmojmë të pastroni BDI-në nga struktura të tilla kriminale”, tha Mickoski.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Jemi për eurointegrime, por BE vazhdimisht po tregohet e padrejtë ndaj nesh
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Memedi: Do të ketë përgjegjësi dhe sanksione
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme
Rrëfimi i Leutrimit, 25 vjet pas luftës i gjeti eshtrat e babait
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit