LAJMI I FUNDIT:

Vishni gjithmonë këto nuanca për t’u dukur më e re

Vishni gjithmonë këto nuanca për t’u dukur më e re

Blerja e serumeve të shtrenjta kundër plakjes është një mënyrë për t’u dukur më e re, por veshja është më e rëndësishme se sa mund të mendojnë shumë gra.

Për gratë në të 40-tat, të 50-tat e më tej, të vishesh për t’u dukur e re, nuk do të thotë të ndjekësh çdo trend kalimtar, por përkundrazi të përqafosh pjesë të përjetshme që kënaqin figurën dhe pasqyrojnë personalitetin tënd.

Gjithçka që ju duhet janë disa ndryshime në ngjyra, prerje dhe stilet e paraqitura në veshjet tuaja, dhe rezultati mund të jetë i jashtëzakonshëm – veçanërisht në muajt më të ftohtë, pohon Rachel Thomson, drejtoreshë menaxhuese në Humes Outfitters.


Foto: Streetstylestars / Instagram

“Ndonëse gjatë muajve të ftohtë mund t’ju konvenojë të vishni nuanca më të zeza dhe të errëta në veshjet tuaja, kjo mund të jetë kundërproduktive nëse synoni për një pamje më rinore”, thotë ajo.

“Derisa plakemi, lëkura jonë ka tendencë të humbasë një pjesë të shkëlqimit të saj natyror, gjë që mund t’i bëjë ngjyrat e errëta më pak të këndshme”.

Foto: Streetstylestars / Instagram

Ekspertja sugjeron që gratë të heqin dorë nga ngjyrat e zeza, për tone më tokësore.

“Duke përzier disa nuanca më të ngrohta dhe më të lehta, ju mund të ndriçoni pamjen tuaj të përgjithshme dhe të riktheni pak nga ai shkëlqim”.

Foto: Streetstylestars / Instagram

“Fatmirësisht, ka shumë nuanca të lehta dhe të ngrohta që përzihen në mënyrë perfekte me veshjet e vjeshtës, të tilla si ngjyrë bezhë e hapur, mustardë, qelibar dhe nuanca jeshile. Ngjyrat e ndritshme, vjeshtore mund të bëjnë gjithashtu një paraqitje më rinore, veçanërisht nuancat portokalli që përfaqësojnë bukurinë natyrore të sezonit”.

Ekspertja gjithashtu paralajmëroi të mos zgjidhni stile tepër ekscentrike, veçanërisht ato që nuk konsiderohen “të përjetshme”. /Telegrafi/

Foto: Streetstylestars / Instagram

Në trend Femra

Më shumë
Vishni gjithmonë këto nuanca për t'u dukur më e re

Vishni gjithmonë këto nuanca për t'u dukur më e re

Keshilla Modë
Katër përfitimet psikologjike të ndryshimit të gardërobës!

Katër përfitimet psikologjike të ndryshimit të gardërobës!

Keshilla Modë
10 gjërat pozitive që fëmijët do t'i mbajnë mend që nga fëmijëria, sipas psikologes

10 gjërat pozitive që fëmijët do t'i mbajnë mend që nga fëmijëria, sipas psikologes

Fëmija juaj
Një kombinim të tillë mund ta realizojë vetëm Irina: Një veshje për dhomën e gjumit e ka shoqëruar me çizme lëkure

Një kombinim të tillë mund ta realizojë vetëm Irina: Një veshje për dhomën e gjumit e ka shoqëruar me çizme lëkure

Moda
Femrat çmenden pas këtij trendi: Peshqiri për sisë ju ndihmon që të djersiteni më pak!

Femrat çmenden pas këtij trendi: Peshqiri për sisë ju ndihmon që të djersiteni më pak!

Tre tregues se standardet tuaja janë shumë të ulëta në marrëdhënie, sipas një psikologu

Tre tregues se standardet tuaja janë shumë të ulëta në marrëdhënie, sipas një psikologu

Në çift
Kalo në kategori