LAJMI I FUNDIT:

“Kur dashuria bëhet akt heroik”, nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

“Kur dashuria bëhet akt heroik”, nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Një stuhi e fortë shiu goditi Bosnjën së fundmi, duke përmbytur qytete, duke mbyllur rrugë dhe duke lënë shtëpi pa energji elektrike.

Ndër tjera, nga përmbytjet kanë mbetur të vdekur dhjetëra persona dhe shumë të tjerë ende të pagjetur.

Por, historia që po fiton vëmendje të madhe në rrjete sociale tani është ajo e Lejla Zalihiqit nga fshati Butorovic Polje afër Konjiqit të Bosnjës e cila notoi tre kilometra gjatë përmbytjeve katastrofike vetëm për të shpëtuar jetën e vajzës së saj.


Bëhet e ditur se historinë e Lejlas e ka ndarë një imam xhamie nga Donja Jabllanica në mediat boshnjake.

“Lejla ka notuar tre kilometra gjatë përmbytjeve katastrofike që goditën pjesë të Bosnjës. Gjatë kaosit që mbretëroi, vajza e saj 13-vjeçare ra në përrua dhe më pas u mor nga përroi pothuajse tre kilometra larg. Por, Lejla e ka ndjekur menjëherë, është hedhur nga kati i tretë i shtëpisë dhe ka notuar dhe ka arritur ta shpëtojë. Thjesht, një heroinë femër”, deklaroi imami.

Siç raportohet, nëna është shtruar në spital, ndërsa vajza e saj ndodhet e sigurt.

Në lidhje me aktin heroik të nënës ka reaguar edhe deputetja boshnjake e parlamentit të Kosovës, Duda Balje.

“Lejla Zalihiq, gruaja që notoi tre kilometra nëpër përrua dhe shpëtoi vajzën e saj. Fuqia që zgjon tek ne kur fëmijët tanë janë në rrezik është e barabartë me magjinë”, u shpreh deputetja.

Në trend Botë

Më shumë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

Amerika
U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

Botë
Kalo në kategori