LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes një veture dhe minibusi në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa persona

Aksident mes një veture dhe minibusi në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa persona

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” në veri të Prizrenit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një minibus me tagra të huaja.


Si pasojë janë lënduar disa persona.

“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova” Prizren – Veri është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një minibusi me targa te huaja. Sipas informatave të para nga njësitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori përderisa njësitet kompetente policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve te kenë kujdes dhe vigjilencë me te shtuar gjate vozitjes për te shmangur aksidentet ne trafik”, tha Hoxha. /Telegrafi/