Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës ka nisur me avazin e vjetër. Dy seancat e vetme gjatë këtij sesioni u ndërprenë për shkak të mungesës së deputetëve, rrjedhimisht dështimit të miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe projektligjeve.
Ky trend pritet ta përcjellë kuvendin gjatë tërë vitit, deri në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sfidë për mazhorancën po konsiderohet edhe miratimi i projektligjeve që nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 deputetëve, pas largimit të dy deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kyreparlamentari, Gluk Konjufca e pranon se puna në legjislativ do të jetë sfiduese në arritjen e përmbushjes së agjendës legjislative, mirëpo e sheh të domosdoshme arritjen e një konsensusi me partitë opozitare për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe disa projektligjeve më vitale.
Në anën tjetër, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) thonë se për shkak të fushatës tashmë deputetët kanë nisur punën në teren dhe do të jetë e pamundur qëndrimi në seanca plenare, mirëpo potencojnë se për ligje që prekin mirëqenien e qytetarëve do të marrin pjesë në votim.
Ndërkaq, monitoruesit e punës së Kuvendit, thonë se të zgjedhurit e popullit assesi nuk po mundet në luajnë rolin e tyre kushtetues si në aspektin legjislativ, ashtu edhe përfaqësues dhe mbikëqyrës ndaj ekzekutivit.
“Kjo ka qenë pak e parashikueshme në këto tre muajt e fundit që kanë mbetur. E kam shprehur si shqetësim dhe brenge në lidhje me perspektivën e punës së Kuvendit. Meqenëse tash kur po hyjmë në këta muaj të cilët unë do t’i quaja zgjedhor edhe pse jo në mënyrë zyrtare, por de-facto janë muaj zgjedhor…Në tetor veçse kemi hyrë dhe muajin nëntor vetëm e kemi dhe si vjen gjysma e dhjetorit ne do të hyjmë në pushime të fund vitit dhe pastaj drejt do të kthehemi në fushatë. Unë i parashoh këta dy muaj e gjysmë aspak të lehtë të Kuvendit të Kosovës. Do të ketë shumë sfida, do të ketë komplikacione sa i përket mirëfunksionimit të Kuvendit të Kosovës”, thekson Konjufca.
Konjufca shton se për me arrit me mbajt seancë çdo javë nevojiten negociata edhe me opozitën se cili projektligj mund të miratohet, po ashtu edhe për marrëveshjet ndërkombëtare.
“Për me mundur me mbajt seancë çdo javë nevojiten negociata çdo javore edhe me opozitën se çka mundet të kalojë. Çka është racionale që të kalojë edhe nga ana e tyre, e kam fjalën për Projektligjet. Së paku për disa çështjet duhet të kemi konsensus se çka të kalohet, si psh marrëveshjet ndërkombëtare”, deklaron ai.
Skeptik për punën e Kuvendit në sesionit vjeshtor shprehet edhe deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.
“Realisht nuk mund të pritet asgjë më mirë pasi praktikisht ka filluar kampanja zgjedhore dhe prioritet i cilit deputetë tashmë është aktiviteti në teren. Për këtë arsye seancat e masditës pothuajse asnjëherë s’kanë qenë aktive edhe në sesionet e kaluara. Aq më tepër tash kur kanë filluar përplasjet brenda strukturës së LVV-së. Vështirë dhe iluziore do të jetë të shtyhet agjenda legjislative përpara. Qëndrimi jonë si Aleancë është ai që ka qenë çdo herë, ne jemi parimor që qëndrimet tona sa i përket ligjeve që janë vitale. Pra nëse kemi të bëjmë me një ligj i cili prek në esencë mirëqenien e qytetarëve do të konsultohemi”, thekson Dreshaj.
Në anën tjetër, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi(IKD), deklaron se sesioni vjeshtor i Kuvendit ka filluar dobët, pasi deputetët s’po arrijnë të kryejnë rolin e vet kushtetues.
Ai shton se kuorumi është bërë si një sëmundje për kuvendit, nga i cili nuk po munden të kurohen.
“Sesioni vjeshtor ka filluar me punën e dobët të Kuvendit, në kuptimin e asaj që Kuvendi s’po arrijnë të kryejë rolin e vet kushtetues në disa aspekte kryesore. Duke nis nga aspekti ligjvënës, aspektin përfaqësues dhe atë mbikëqyrës. Sesi kjo po manifestohet u vërejt në seancat e filluara në muajin shtator, ku të dyja dështuan për shkak të mungesës kronike të kuorumit. Tashmë kuorumi është bërë një lloj sëmundje për kuvendin, ku s’po mundet të kurohet në asnjë mënyrë. Fillimisht prej shumicës parlamentare pastaj edhe prej opozitës”, thotë Jakaj.
Kuvendi i Kosovës ka nisur sesionin vjeshtor më 9 shtator, derisa ka arritur të mbajë vetëm dy seanca plenare, të cilat pas përfundimit të pyetjeve parlamentare dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës janë mbyllur për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje si për miratimin e projektligjeve, ashtu edhe të marrëveshjeve ndërkombëtare. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje