LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Një sulm izraelit në një xhami në Rripin e Gazës ka vrarë të paktën 19 persona, kanë njoftuar zyrtarët palestinezë, ndërsa Izraeli ka intenstifikuar bombardimet në veri të Rripit dhe Bejrutit.

Izraeli po lufton ende me Hamasin në Gaza gati një vit pas sulmit të 7 tetorit dhe ka hapur një front të ri kundër Hezbollahut në Liban, i cili ka shkëmbyer zjarr me Izraelin përgjatë kufirit që nga fillimi i luftës në Gaza.

Izraeli është zotuar gjithashtu se do të godasë vetë Iranin, pasi ai filloi një sulm me raketa balistike kundër vendit javën e kaluar.


Sulmi në Gaza goditi një xhami ku njerëzit e zhvendosur ishin strehuar, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Izraeli tha se kishte në shënjestër një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit të vendosur mes civilëve, pa dhënë prova.

Ushtria ndërkohë njoftoi një ofensivë të re ajrore dhe tokësore në Jabaliya.

Gjatë rrjedhës së luftës, Izraeli ka kryer disa operacione të mëdha atje, vetëm për të parë militantët të rigrupohen.

Izraeli urdhëroi gjithashtu evakuime të reja në Gazan veriore, e cila u zbraz kryesisht në javët e para të luftës kur Izraeli urdhëroi të gjithë popullsinë e tij të ikte në jug.

Deri në 300,000 njerëz vlerësohet të kenë mbetur atje pavarësisht kushteve të vështira dhe shkatërrimeve të rënda.

“Ne jemi në një fazë të re të luftës”, tha IDF.

“Këto zona konsiderohen zona të rrezikshme luftarake”, shtoi ajo.

Bëhet e ditur se sulmet e fundit shtojnë numrin e vdekjeve në Gaza i cili është afër 42,000, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Botë
Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Azia
Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Evropa
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Kalo në kategori