LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu për sulmin e Iranit: “Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Netanyahu për sulmin e Iranit: “Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Benjamin Netanyahu ka dhënë një deklaratë për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Në deklaratë ai tha se një muaj më parë kishte premtuar se do të “ndryshonte ekuilibrin e fuqive në veri të Izraelit” dhe “këtë e ka bërë që atëherë”.

“Një muaj më parë, ndërsa pothuajse përfunduam mposhtjen e Hamasit në Gaza, ne e zbatuam premtimin tonë ndaj popullit të veriut dhe vramë Nasrallah dhe të gjithë komandantët e Hezbollahut”, tha Netanyahu.


“Ne arritëm të shkatërrojmë sistemin e raketave që u zhvilluan nga Hamasi ndër vite”, shtoi ai, shkruan skynews.

“Tani ushtarët tanë po rrënojnë edhe tunelet që janë zhvilluar nga Hezbollahu”.

Lideri izraelit vazhdoi: “Edhe pse nuk e kemi përfunduar largimin e kërcënimeve, ne kemi ndryshuar qartë rrjedhën dhe balancën e luftës”.

Ai gjithashtu tha se Izraeli “është i përgatitur për të mbrojtur veten”.

“Përfshirë kërcënimin që vjen nga Irani, sepse Irani qëndron pas të gjitha këtyre sulmeve ndaj nesh. Nga Gaza, Libani, Jemeni dhe Siria dhe vetë Irani”.

“Irani tashmë ka lëshuar në Izrael qindra raketa në një sulm me raketa balistike, i cili ishte një nga sulmet e tilla më të mëdha në histori”, tha Netanyahu.

“Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë ndaj qytetarëve të tij dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori