LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

Pas negociatave të gjata, Barcelona zgjidhi çështjen e sponsorit teknik. Gjiganti katalanas ka rënë dakord për një kontratë të re me Nike dhe do të vazhdojë të mbajë pajisjet e gjigantit për dhjetë vitet e ardhshme.

Nike do t’i paguajë klubit katalunas rreth një miliardë e gjysmë euro në ato dhjetë vjet, raporton Marca.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Barcelona do të marrë një bonus prej 150 milionë eurosh dhe çdo sezon gjatë kohëzgjatjes së kontratës do të derdhen në llogarinë e klubit katalanas edhe 125 milionë euro të tjera.


Ky është një hap i madh për Barcelonën, e cila ka qenë në një krizë të madhe financiare historike gjatë dhjetë viteve të fundit.

Kjo krizë ishte më e dukshme kur Dani Olmo erdhi nga RB Leipzig këtë verë dhe iu desh të humbiste ndeshjet në fillim të sezonit sepse Barcelona nuk mund ta regjistronte atë përpara se të shiste disa nga lojtarët për të respektuar lojën e ndershme financiare.

Plani i presidentit Joan Laporta është të stabilizojë plotësisht situatën në dy vitet e ardhshme dhe kontrata me Nike është një nga hapat në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori