LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e një gruaje në Prishtinë, nga QKUK thonë se gjendja e saj është e rëndë

Plagosja e një gruaje në Prishtinë, nga QKUK thonë se gjendja e saj është e rëndë
Foto: Arkiv

Një grua e cila është plagosur sot rreth orës 12:20 me armë zjarri në rrugën “Mukadeze Lika”, në Prishtinë është në gjendje të rëndë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Syla tha se pacientes i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe tash pritet t’i nënshtrohet intervenimit në sallën operative.


“Pacientja është në gjendje të rëndë, ekzaminimet e nevojshme janë kryer dhe po priten intervenimet në sallën operative nga ekipet kirurgjike dhe të anestezionit”, ka thënë Syla.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha se Policia posa ka marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes duke  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Sot rreth orës 12:20, kemi  marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Mukadeze Lika’ në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

Tutje Ahmeti tha se e lënduara është dërguar për tretman mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po merren me rastin”, tha ndër të tjera Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Lajme
Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës shpall në kërkim tre shtetas të Shqipërisë

Kronika e Zezë
Vdes i aksidentuari në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vdes i aksidentuari në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronika e Zezë
Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Lajme
Vjen në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Barduani

Vjen në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Barduani

Siguri
Plagosja e një gruaje në Prishtinë, nga QKUK thonë se gjendja e saj është e rëndë

Plagosja e një gruaje në Prishtinë, nga QKUK thonë se gjendja e saj është e rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori