LAJMI I FUNDIT:

Kombet myslimane kanë ‘një armik të përbashkët’, thotë lideri suprem i Iranit në një paraqitje të rrallë

Kombet myslimane kanë ‘një armik të përbashkët’, thotë lideri suprem i Iranit në një paraqitje të rrallë

Udhëheqësi suprem iranian u ka bërë thirrje kombeve myslimane që të “lidhin rripin e mbrojtjes” nga Afganistani në Jemen dhe nga Irani në Gaza dhe Liban.

Ayatollah Ali Khamenei foli teksa drejtonte lutjet e së Premtes në Iran për herë të parë në katër vjet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit – gjatë të cilit Izraeli thotë se rreth 1200 njerëz u vranë dhe 250 u morën në Gaza si pengje – ishte një akt legjitim, siç ishte sulmi i Iranit ndaj vendit këtë javë.


Irani nuk do të “zvarritë apo nxitojë të kryejë detyrën e tij” në përballjen me Izraelin, shtoi ai, duke e përshkruar “veprimin e shkëlqyer” të sulmit raketor këtë javë kundër Izraelit si “plotësisht të ligjshëm dhe legjitim”.

Deklaratat e tij vijnë më pak se një javë pasi Hassan Nasrallah – lideri i grupit militant libanez Hezbollah të mbështetur nga Irani – u vra në një sulm ajror izraelit.

Mediat theksojnë se fjalimi i tij është një “thirrje drejtuar botës muslimane për t’u bashkuar” kundër asaj që udhëheqësi suprem e sheh si agresorin kryesor, Izraelin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet masive në Bosnjë – Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia 'në alarm' gjithashtu

Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet masive në Bosnjë – Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia 'në alarm' gjithashtu

Botë
Shkon në 18 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, Google Maps shënjon rrugët e mbyllura për trafik

Shkon në 18 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, Google Maps shënjon rrugët e mbyllura për trafik

Bosnja

"Irani do ta sulmojë përsëri Izraelin nëse është e nevojshme", deklaron udhëheqësi iranian

Azia
Izraeli sulmon kryeqytetin libanez, publikohen pamjet që tregojnë pasojat e sulmeve ajrore

Izraeli sulmon kryeqytetin libanez, publikohen pamjet që tregojnë pasojat e sulmeve ajrore

Azia
Kombet myslimane kanë 'një armik të përbashkët', thotë lideri suprem i Iranit në një paraqitje të rrallë

Kombet myslimane kanë 'një armik të përbashkët', thotë lideri suprem i Iranit në një paraqitje të rrallë

Botë
Para dhe pas sulmit, imazhet satelitore tregojnë dëmet e shkaktuara në bazën ajrore izraelite nga raketat iraniane

Para dhe pas sulmit, imazhet satelitore tregojnë dëmet e shkaktuara në bazën ajrore izraelite nga raketat iraniane

Azia
Kalo në kategori