LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra automjete të blinduara, Sveçla: Policia jonë po fuqizohet për çdo ditë

Dhjetëra automjete të blinduara, Sveçla: Policia jonë po fuqizohet për çdo ditë

Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur furnizimin me pajisje të reja të Policisë së Kosovës.

Sveçla derisa ka shpërndarë pamjet e Policisë së Kosovës, ai ka shkruar se fuqizimi po bëhet çdo ditë, transmeton Telegrafi.

“Policia jonë po fuqizohet për çdo ditë. Punë të mbarë policëve tanë”, thotë ministri përmes një postimi në Facebook.


Ndryshe, Policia e Kosovës (PK), në përputhje me objektivat strategjike dhe planifikimet afatgjata për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, logjistike dhe teknologjike, ka nisur furnizimin me pajisje të reja për njësitë e saj.

PK thotë se këto masa synojnë të rrisin efikasitetin dhe efektivitetin e kryerjes së detyrave policore në interes të sigurisë së qytetarëve dhe vendit.

“Nga themelimi i saj, Policia e Kosovës ka ndjekur politika të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës policore, duke përfshirë furnizimin me automjete, që janë thelbësore për përmbushjen e misionit të saj”.

Përveç automjeteve patrulluese të zakonshme, PK ka blerë kohët e fundit automjete të blinduara dhe autoblinda, të cilat do të përdoren për nevoja specifike operacionale.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me planifikimet për ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve të saj në fushën e burimeve njerëzore, logjistikës dhe teknologjisë, duke synuar një përmbushje profesionale të misionit për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit kushtetues në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Lajme
Publikohet audio-regjistrimi për

Publikohet audio-regjistrimi për "21 janarin", dëgjohet komunikimi i Gardës dhe urdhëri për hapje zjarri

Lajme

"Më paralajmëruan që ai pi shumë duhan”, Kurti rrëfen një takim që pati me ish të burgosurin politik Adam Michnik

Lajme
Osmani pritet nga presidenti francez Macron: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare

Osmani pritet nga presidenti francez Macron: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare

Lajme
Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet për pije

Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet për pije

Lajme
Përmbytjet në rajon, Aliu: Në Kosovë priten reshje shiu të intensitetit mesatar

Përmbytjet në rajon, Aliu: Në Kosovë priten reshje shiu të intensitetit mesatar

Lajme
Kalo në kategori