LAJMI I FUNDIT:

Incident me armë në Pejë, i riu plagoset aksidentalisht

Incident me armë në Pejë, i riu plagoset aksidentalisht

Një incident ka ndodhur në zonën e Bjeshkës së Lumëbardhit-Levoshë, ku një qytetar kosovar është plagosur aksidentalisht duke shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë i dyshuari, pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal të Pejës, është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, pasi ka qëlluar veten në dorë nga pakujdesia.

“Më 02.10.2024, rreth orës 17:20, Stacioni Policor në Pejë është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante i janë përgjigjur thirrjes dhe aty nga i dyshuari i cili deklaron se deri sa ishte me dëshmitarin e rastit në fshatin Levoshё-Pejё, ku kishin shkuar për shëtitje, i dyshuari ishte duke shtënë me armë, i njëjti është rrëzuar, arma i kishte shkrep dhe është lënduar”, thuhet në njoftimin shtesë të Policisë së Kosovës.


Nga i dyshuari më pas është sekuestruar: një armë pistoletë FXS cal:9x19mm, dy karikatorë të së njëjtës armë, 17 fishekë cal: 9mm.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës

E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës

Lajme
I dyshuar për 27 vepra penale, arrestohet 22 vjeçari në Prishtinë – mashtroi taksistët

I dyshuar për 27 vepra penale, arrestohet 22 vjeçari në Prishtinë – mashtroi taksistët

Kronika e Zezë
Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, Kryeministria jep detaje

Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, Kryeministria jep detaje

Lajme
Pala e dëmtuar vlerëson se vendimi për Shaban Gogajn e ka zbehur besimin në drejtësi, mbrojtja e të akuzuarit thotë se ishte vrasje nga pakujdesia

Pala e dëmtuar vlerëson se vendimi për Shaban Gogajn e ka zbehur besimin në drejtësi, mbrojtja e të akuzuarit thotë se ishte vrasje nga pakujdesia

Drejtësi
Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një tjetër në veri të Mitrovicës

Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një tjetër në veri të Mitrovicës

Lajme
Shpërthimi në Zubin Potok, Zeqiri: Ndodhi në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës

Shpërthimi në Zubin Potok, Zeqiri: Ndodhi në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës

Lajme
Kalo në kategori