Një ditë më parë për vizitë në Kosovë ishte emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ai mori pjesë në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane.
Emisari gjerman ndër të tjera në panelet që u mbajtën ka folur edhe për çështje politike, për të cilat ishte i drejtpërdrejtë.
Sarrazin foli për çështjen e investimeve gjermane në Kosovë, pastaj vendimin e Kosovës për tokat e Manastirit të Deçanit të cilin vendim e quajti të vonshëm dhe ndërlidhjen me mosanëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Duke folur fillimisht për çështje ekonomike, Sarrazin tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bashkë në tregun e BE-së.
Sipas tij, shumë investitorë po investojnë në Serbi, prandaj edhe Kosova duhet të krijojë parakushte për një gjë të tillë, duke bërë thirrje që të punohet për një treg të përbashkët rajonal që mundëson zhvillim.
“Nëse shohim zgjerimin e Bashkimit Evropian, e shohim se ka qenë i suksesshëm gjatë vitit 2014-17. Të gjitha ekonomitë në Ballkan nuk janë një treg i mjaftueshëm që të vijë një kompani. Shumë investitorë shkojnë në Serbi, pra ne duam që kjo të ndryshojë dhe investitorët duam që të vijnë në Kosovë dhe të krijohet një treg i përbashkët rajonal”, tha Sarrazin.
Ai tha se është i vetëdijshëm për problemet që ka Kosova me Serbinë, por u shpreh se “duhet treguar rajonit se zhvillimet pozitive janë të mundshme”.
“Për ne, për qeverinë gjermane, angazhimi ynë në Kosovë është strategjik. E shohim në rrafshin politik të sigurisë”, ka potencuar ai.
“Ne po punojmë në këtë drejtim. Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet pas dy javësh, por ende jemi në rrugën drejt daljes apo paraqitjes së lajmeve të reja dhe pozitive. Ajo që kërkojmë është të na mbështesni dhe të shohim rezultatet që do të dalin nga samiti dhe unë mund t’ju ri-siguroj që ta bëjë të qartë. Për qeverinë gjermane angazhimi ynë në Kosovë është strategjik. E shohim në rrafshin politik, sigurisë, KFOR-in.
Angazhimi sa i përket bashkëpunimit në sektorin e sigurisë me institucionet e sigurisë dhe mos harroni, kemi një interes të madh ekonomik në bashkëpunim me ju. Ne duam të sjellim më shumë investime, investitorë dhe vende pune në Kosovë dhe duam që vendi juaj që të arrijë potenciale në kuadër të zinxhirit tonë të vlerave. Ne besojmë në shoqërinë dhe bashkëpunimin tuaj si një nga më të rëndësishme në rajon”, citohet të ketë thënë Sarrazin.
Tutje, emisari Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur edhe lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, rrjedhimisht mosanëtarësimit.
Ai gjatë debatit në panelin e Forumit të Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane këshilloi autoritetet e Kosovës të marrin veprime në kohën e duhur.
Sipas tij, po të merrej vendimi me kohë në rastin e Manastirit të Deçanit e po t’i jepeshin me kohë pronat, Kosova do të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës.
Ai tutje theksoi para të pranishmëve se gjërat ndryshojnë përgjatë prasëve dhe nëse humbet momentumi atëherë nuk duhet “vajtuar” më pas.
“Në botë gjërat ndryshojnë dhe nëse e humbni momentumin, atëherë mos u ankoni më vonë se gjërat ndryshuan. Deçani (çështja e manastirit) erdhi vonë… Unë jam mjaft i sigurt. Ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë gjermane. Nëse kjo do të ishte bërë një gjysmë viti më parë, ju do të ishit sot në Këshillin e Evropës. Është bërë vonë. Ishte shumë e qartë. Kjo është jeta. Bëni gjërat në kohë që t’ju njihen, përndryshe gjërat mund të ndryshojnë”, ka theksuar ndër të tjera Sarrazin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje