Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, ka njoftuar të mërkurën se seancat dëgjimore për kandidatët për anëtarë të Komisionit Evropian (KE) do të zhvillohen nga 4 deri më 12 nëntor, duke bërë që të shtyhet fillimi i mandatit të ri të këtij komisioni.
Ky është vendimi i konferencës së presidentëve në Parlamentin Evropian, ku marrin pjesë shefat e grupimeve partiake.
Ky vendim i PE-së e bën të pamundur zbatimin e planit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që mandatin e dytë ta nisë më 1 nëntor, pas zgjedhjeve të qershorit në bllokun evropian.
Tani, data më e mundshme për nisjen e punës së Komisionit Evropian flitet të jetë 1 dhjetori i këtij viti.
Edhe kjo datë është e mundshme vetëm me kusht që asnjë nga kandidatët të mos refuzohet nga komitetet përkatëse i PE-së.
Nga kandidatët që do të dëgjohen dhe për të cilët do të votohet në Parlamentin Evropian, për Kosovën dhe rajonin më të rëndësishmit janë Kaja Kallas – e cila do të jetë përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri – dhe Marta Kos, e cila është emëruar të jetë komisionare për zgjerim.
Të dyja këto kandidate do të dëgjohen dhe votohen në komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.
Shumë diplomatë dhe parlamentarë në Bruksel edhe më herët ishin shprehur se data 1 nëntor për nisjen e mandatit të ri të KE-së, që e ka përmendur Von der Leyen, ka qenë joreale dhe se ajo e kishte përmendur këtë datë “për të bërë presion” ndaj Parlamentit Evropian.
Kur të gjithë kandidatët ta marrin pëlqimin e komisioneve parlamentare, atëherë Parlamenti Evropian voton në një seancë plenare për tërë Komisionin Evropian.
Në rast se ndonjë nga kandidatët nuk e merr pëlqimin, atëherë vendi nga i cili vjen duhet ta dërgojë një kandidat tjetër, i cili prapë duhet të kalojë tërë procedurën e miratimit.
Kjo do të shkaktonte vonesa të reja. Prandaj edhe 1 dhjetori si datë për nisjen e mandatit duket mjaft ambicioz, por jo edhe i pamundur. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamje të marra nga një aeroplan që tregojnë një breshëri raketash të lëshuara nga Irani në drejtim të Izraelit
Aleati i Putinit u gjet i vdekur në një shtëpi fshati afër Moskës - ka disa hipoteza rreth ngjarjes
Në Gjermani u festua për sulmet iraniane mbi Izrael – reagon ministrja e Brendshme, Nancy Faeser
Objektivi tjetër i Izraelit do të jetë Turqia, thotë Erdogan
“Këtë herë ishte ndryshe”: Gruaja izraelite kujton shpërthimet e tmerrshme të raketave iraniane
Ushtria izraelite publikon pamjet me të cilat pretendon se trupat e saj janë “futur” në Liban
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
A po shkon Lindja e Mesme drejt një lufte raketore pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit?
Krejt çfarë ndodhi gjatë dhe pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit - minutë pas minute
Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh
Netanyahu: Irani bëri një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë atë
Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet
Kryeministri britanik në një bisedë telefonike me Netanyahun gjatë momentit kritik të sulmit iranian në Izrael