LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani luftarak rus bën fluturim të rrezikshëm pranë një F-16 të SHBA-së pranë Alaskës

Aeroplani luftarak rus bën fluturim të rrezikshëm pranë një F-16 të SHBA-së pranë Alaskës

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin kur një aeroplan rus fluturon vetëm disa metra larg një F-16 të Forcave Ajrore të SHBA.

Takimi i rrezikshëm nga afër ndodhi më 23 shtator pranë hapësirës ajrore të Alaskës, teksa piloti amerikan u drejtua të interceptonte Su-35 rus, transmeton Telegrafi.

“Sjellja e një Su-35 rus ishte e pasigurt, joprofesionale dhe rrezikonte të gjitha – jo atë që do të shihni në një forcë ajrore profesionale”, tha gjenerali Gregory Guillot, komandant i NORAD dhe Komanda Veriore e SHBA.


Aeroplani i NORAD fluturoi “një rutinë të sigurt dhe të disiplinuar” për të interceptuar aeroplanin, shtoi gjernali amerikane, transmeton Telegrafi.

Senatori amerikan Dan Sullivan, anëtar republikan i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA, tha se kalimi i afërt i aeroplanit rus është një arsye tjetër për të ndërtuar praninë ushtarake të Amerikës në Alaskë dhe në Arktik.

“Manovrat e pamatura dhe joprofesionale të pilotëve luftarakë rusë – vetëm pak metra larg luftëtarëve tanë me bazë në Alaskë – në ADIZ të Alaskës më 23 shtator vënë në rrezik jetën e pilotëve të aeroplanëve tanë dhe nënvizojnë agresionin në rritje që po dëshmojmë nga diktatorë si Vladimir Putin”, tha Sullivan në një deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori