LAJMI I FUNDIT:

U rikthye pas 163 ditësh, De Jong pritet me duartrokitje të mëdha nga tifozët katalunas

U rikthye pas 163 ditësh, De Jong pritet me duartrokitje të mëdha nga tifozët katalunas

Frenkie de Jong bëri rikthimin e tij të shumëpritur për Barcelonën në fitoren 5-0 kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Pas më shumë se pesë muajsh jashtë fushave të blerta për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, ai doli nga pankina në një ovacion të fortë nga tifozët e Barçës.

Mesfushori holandez zëvendësoi Lamine Yamal në pjesën e dytë, duke shënuar paraqitjen e tij të parë që nga rikuperimi nga lëndimi.


Rikthimi i tij u prit me emocione, pasi Barcelona siguroi me lehtësi fitore ndaj Young Boys Bern.

Duke folur pas ndeshjes, de Jong shprehu mirënjohjen e tij për tifozët për pritjen e tyre të ngrohtë.

“Është ndjenja më e mirë të rikthehem në fushë. Dua të falënderoj tifozët për duartrokitjet e tyre. Ndihet shumë mirë. Nuk e prisja. jam shumë i lumtur”, deklaroi De Jong.

Në fakt De Jong qëndroi jashtë fushave të blerta për 163 ditë, derisa rikthimit të tij i janë gëzuar të gjithë në kampin katalunas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Formula 1
Ylli i Manchester Cityt u arrestua në Madrid, akuza për vjedhjen e një telefoni

Ylli i Manchester Cityt u arrestua në Madrid, akuza për vjedhjen e një telefoni

Premier League
Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët

Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët

Liga e Kampionëve
Hansi Flick flet pas fitores dhe lavdëron një lojtar për paraqitjen ndaj Young Boys

Hansi Flick flet pas fitores dhe lavdëron një lojtar për paraqitjen ndaj Young Boys

Liga e Kampionëve
Ferguson rekomandon trajnerin e njohur italian te Manchester United si trashëgimtar të Ten Hag

Ferguson rekomandon trajnerin e njohur italian te Manchester United si trashëgimtar të Ten Hag

Premier League
Protesta e tifozëve të Borussia Dortmund e cila u mbështet nga shumë tifozë të tjerë drejt UEFA-s

Protesta e tifozëve të Borussia Dortmund e cila u mbështet nga shumë tifozë të tjerë drejt UEFA-s

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori