Koalicioni VLEN pretendon se ka shënuar arritje në 100 ditët e para të qeverisë, në pikat e përbashkëta nga programi qeveritar me OBRM-PDUKM-në, por në plan-veprimin politik dhe të premtimeve të tij parazgjedhore, rendimenti politik është thuajse zero. Nëse shfletohet programi i premtuar, që në start shihen se VLEN dështoi që me themelimin e Ministrisë së Diasporës, e refuzuar nga OBRM-PDUKM-ja, ndonëse u miratua ligji i cili riorganizoi ministritë dhe formoi disa ministri të tjera të reja.
VLEN kishte premtuar se me Ministrinë e Brendshme do të udhëhiqte një shqiptar, por në fakt mori vetëm zëvendësin, madje edhe në strukturat e shërbimit nuk mori as zëvendësin te Inteligjenca e Presidentes. Formimi i një akademie shqiptare, si paralele e asaj maqedonase u prit negativisht nga vetë partneri i tyre, me justifikimin se po etnizohen institucionet. Eurointegrimet mbetën në udhëkryq, edhe pse me disa deklarata ping-pong u kërcënua se nëse nuk ndodhin për 6 muajve, do të braktisin qeverinë.
Me momentin e ndryshimeve kushtetuese, VLEN pati premtuar se do të aktualizonte temën e 20% të gjuhës, por në fakt, u vu përballë një situate më të vështirë, me shfuqizimin e mundshëm të disa neneve nga Kushtetuesja. Për ironi të fatit ose jo, një nga iniciatorët në nismën për ligjin e gjuhëve, është edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, i pranuar si kuadër edhe nga VLEN. Për shqipen, VLEN thoshte se duhet dhe do të jetë gjuhë shtetërore, tërësisht e barabartë me gjuhën maqedonase, dhe do të sanksionohet me Ligjin për gjuhët.
Në aspektin ekonomik u premtua krijim i një zone ekonomike për mërgatën shqiptare, apo edhe themelimi i një Banke Shqiptare, me synimin e reduktimit të diskriminimit të shqiptarëve, apo edhe kredi me 0 kamatë për çiftet e reja. Elementi shqiptar ishte parashikuar edhe në fushën e arsimit, por në 100 ditët e para nuk u pa asgjë nga premtimi për realizimin e “Erasmusit shqiptar me Kosovën dhe Shqipërinë”, përveç disa fotografive për ndarjen e abetares së unifikuar, që sipas planprogrameve mësimore, mund të përdoret e shumta si material shtesë, e jo burimor. Përveç abetares, premtime edhe për unifikim të librave të gjuhës, letërsisë, historisë, gjeografisë, apo edhe një institut të përbashkët me Kosovën e Shqipërinë.
VLEN u mburr vetëm me 35 milion euro për universitetin Nënë Tereza, shiriti i të cilit ishte prerë nga koha e Gruevskit në 2016, dhe që u hodh vend e pavend, nga UJEL-ja në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” dhe “Lidhjen e Sindikatave”, ndërkaq vetëm një vit më parë, në ambientet e Kazermës, pa një identitet të qartë.
VLEN kishte premtuar se universitetet publike shqiptare do të specializohen, njëri për shkenca të sakta dhe inxhinerike, njëri për shkenca shoqërore dhe humane dhe tjetri për mjekësi dhe shërbime sociale, por deri tani kjo mbetet ide e pathënë me zë të lartë.
Është premtuar dhe themelimi i Muzeut të Historisë dhe Kulturës Shqiptare apo organizimi i lojërave panshqiptare, por as këto nuk kanë qenë pjesë e diskutimit në këto 100 ditë.
VLEN numëron si arritje edhe “One Stop Shop” nëpër të gjitha pikat kufitare, megjithatë në vendkalimin kufitar në Bllacë ende nuk ka diçka të tillë.
Në fushën e drejtësisë, nuk është pranuar propozimi i VLEN-it për veting dhe as ideja për formimin e një trupi me ekspertë ndërkombëtarë për të mbikëqyrur punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Nuk është folur asgjë për dëmshpërblimin e të përndjekurve shqiptarë që kanë vuajtur në burgjet e komunizmit jugosllav, por në programin parazgjedhor, VLEN nuk kishte përmendur asnjë rresht për ish ushtarët e UÇK-së, për të cilët u gjetën të papërgatitur kur LSDM-ja propozoi ligj vetëm për “Branitellat”.
Në fushën e shëndetësisë ende nuk ka ndonjë lëvizje për premtimin se do të hapen 6 spitale që do të menaxhoheshin nga komunat.
Deri tani, VLEN mburret me 100 mln eurot për komunat, kredi e Hungarisë, që në fakt i atribuohet vetëm OBRM-PDUKM-së. Vlen shkonte edhe me premtime të tilla se taksat rrugore do të uleshin me 50%, a lëre më edhe karton të gjelbër vetëm 1 euro.
Aktualisht, VLEN po mburret me kazinotë, por ende nuk ka dalë në pah pr/ligji i ri që ata trumbetojnë me të madhe, dhe as hetimi final për shpërdorimet që janë kryer, siç thonë nga ish zv/kryeministri Grubi dhe eksponentë të tjerë të BDI-së.
Gjithsesi, nga e thëna në të bërë, është një det i tërë. Një gjë është e qartë, Vlen s’mund të ketë mundësi të dytë, për përshtypje të parë./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!