LAJMI I FUNDIT:

Në SHBA Kurti nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ të Waterbury

Në SHBA Kurti nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ të Waterbury

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar simbolin (çelësin e qytetit) nga kryetari i qytetit të Waterbury Paul K. Pernerewski.

Zyra e kryeministrit në njoftimin e bërë për media thotë se simboli i është dhënë si vlerësim ndaj udhëheqjes dhe përkushtimit të kryeministrit Kurti për nxitjen e miqësisë ndërkombëtare dhe simbol që dyert e qytetit të Waterbury janë gjithmonë të hapura për të, transmeton Telegrafi.

“Kryetari i Qytetit të Waterbury Paul K. Pernerewski Jr. i dhuroi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti Çelësin e Qytetit”, thuhet në njoftim.


Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministren, Liza Gashi, dhe Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në New York, Blerim Reka, u mirëpritën dje në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Hasan Prishtina” në Waterbury, Connecticut në një organizim madhështor dhe të përzemërt të bashkatdhetarëve tanë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari flet për persona të ndaluar nga UÇK-ja disa prej të cilëve ishin gjetur të vdekur, e që janë quajtur kolaboracionistë

Dëshmitari flet për persona të ndaluar nga UÇK-ja disa prej të cilëve ishin gjetur të vdekur, e që janë quajtur kolaboracionistë

Drejtësi
Në Zvicër përurohet xhamia shqiptare, marrin pjesë shumë qytetarë

Në Zvicër përurohet xhamia shqiptare, marrin pjesë shumë qytetarë

Lajme
Hapet thirrja për studime të doktoratës, një student do të mbështetet me 8 mijë e 500 euro

Hapet thirrja për studime të doktoratës, një student do të mbështetet me 8 mijë e 500 euro

Lajme
Parashikimi i motit, nga dita e enjte ndryshojnë temperaturat

Parashikimi i motit, nga dita e enjte ndryshojnë temperaturat

Lajme
Rrezikonte ikjen në Serbi, Gjykata e Prishtinës i heq masën e dorëzanisë serbit dhe i cakton një muaj paraburgim

Rrezikonte ikjen në Serbi, Gjykata e Prishtinës i heq masën e dorëzanisë serbit dhe i cakton një muaj paraburgim

Drejtësi
Kishte veshur bluzë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kishte veshur bluzë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori