LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja me Prishtinën brenda një minute me një telefonatë – Behar Maliqi zbulon se si vendosi të kthehej te klubi i madh

Marrëveshja me Prishtinën brenda një minute me një telefonatë – Behar Maliqi zbulon se si vendosi të kthehej te klubi i madh

I ftuari i radhës në një podcast të Telegrafit ka qenë ish-reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari i shumë ekipeve të njohura, tashmë trajneri Behar Maliqi i cili ka diskutuar gjerë e gjatë për karrierën e tij të pasur dhe momentet më të mira nëpër të cilat ka kaluar.

Maliqi për më shumë se 20 vite ka veshur fanellën e disa ekipeve të njohura si Feronikeli ’74, Prishtina, Llapi, Malisheva, Partizani, Fushë Kosova, Keku dhe KF Airoporti duke mbyllur karrierën si një prej futbollistëve më të suksesshëm në futbollin kosovar.

Megjithatë, kësaj radhe do të ndajmë me ju lexues një pjesë të podcastit, ku Maliqi flet për prapaskenat e transferimit të tij tek Prishtina.


Ai tregon ndër të tjerash për takimin që pati me zyrtarët e klubit kryeqytetas dhe se si marrëveshja u arrit brenda një minute.

“Është e vërtetë përmes telefonit trajneri Tahir (Batatina) arriti, njëherë biseduam nuk arritëm të merreshim vesh, pastaj e bëri një projekt të ri”.

“Unë isha 34 apo 35 vjet. Domethënë isha veç nga fundi i karrierës, por luajta edhe pak më shumë”.

“Më thirrë Prishtina edhe bisedoj me të klubit, një prej tyre ka qenë edhe ‘Zalika’ (Faton Zejnullahu), thuajse asnjë minutë jemi marrë vesh përmes telefonit as takim s’kemi pas”.

“Prishtina ka qenë më ndryshe, nuk ka qenë shumë aspekt financiar edhe isha në moshë”, ka thënë Maliqi.

Më poshtë mund ta ndiqni të gjithë bashkëbisedimin e Behar Maliqit me dy gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva dhe Shkumbin Pireva./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

Ndërkombëtare
Flick jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës, ylli i skuadrës rikthehet në mesjavë

Flick jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës, ylli i skuadrës rikthehet në mesjavë

La Liga
Ish-trajneri i Juventusit një prej kandidatëve kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun tek Man Utd

Ish-trajneri i Juventusit një prej kandidatëve kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun tek Man Utd

Premier League
Ndërhyrje e tmerrshme e Llorentes, Ancelotti tregon gjendjen e yllit të Realit

Ndërhyrje e tmerrshme e Llorentes, Ancelotti tregon gjendjen e yllit të Realit

La Liga
Jose Mourinho vazhdon të bëjë gjëra të çmendura, tani vendos laptopin para kamerës për t'i treguar të gjithëve se goli ishte i rregullt

Jose Mourinho vazhdon të bëjë gjëra të çmendura, tani vendos laptopin para kamerës për t'i treguar të gjithëve se goli ishte i rregullt

Ndërkombëtare
“Çuditem se si sot mendojnë a ta përfaqësojnë Kosovën” - Maliqi thotë se ishte ndjenja dhe e arritura më e madhe në karrierë

“Çuditem se si sot mendojnë a ta përfaqësojnë Kosovën” - Maliqi thotë se ishte ndjenja dhe e arritura më e madhe në karrierë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori