LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija i tregoi “muskujt” Vardarit dhe riktheu pozitën e parë

Shkëndija i tregoi “muskujt” Vardarit dhe riktheu pozitën e parë

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut në futboll nga java në javë po sjell befasi, me ekipet që po tentojnë shkëputjen në kreun e tabelës, por edhe trajner që largohen dhe ndryshohen pas rezultateve të dobëta. Java e tetë ka rikthyer Shkëndijën në pozitën e parë, por kësaj radhe me vetëm një pikë diferencë nga ndjekësit, shkruan Telegrafi.

Java e tetë solli ndeshje mjaft interesante dhe shumë gola të shënuar, ndërsa sipas traditës vëmendje ishte e përqendruar në Tetovë, ku Shkëndija e priti rivalin e vjetër, Vardarin. Dikur ky duel ishte derbi i madh dhe shumë i luftuar, por kësaj radhe Shkëndija pothuajse e pati si seancë stërvitore, pasi që “demoloi” Vardarin duke e mundur me rezultat të thellë, 4-0.

Në këtë ndeshje gjithçka u mësuar në 30 minutat e para kur Shkëndija kishte epërsi prej 3-0. Me golashënues Trumçin, Ibraimin dhe Ahmedin, ndërsa Ramadani shënoi në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 4-0.


Në ndeshjen tjetër derbi të javës, e luajtur buzë liqenit, Struga dhe Gostivari u ndanë me barazim 2-2. Nga loja e treguar dhe rezultati, vërtet dy ekipet treguan futboll kualitativ dhe shumë e dëshiruan fitoren, por ndoshta ky ishte rezultati real, që të dy ekipet të ndajnë nga një pikë. Struganët dy herë patën epërsinë me golat e Kehindes dhe Kompaores, ndërsa Gostivari barazoi përmes Aydoganit dhe Simonovskit.

Skuadra e FC Shkupit nuk po arrin të gjejë formë të mirë dhe të ketë vazhdueshmëri të rezultateve. Në duelin me ekipin e Rabotniçkit, që vazhdon të jetë e vetmja ekip që nuk ka shijuar disfatën, u mund me rezultatin 2-1. Shkupi pati lojë më të mirë, por Rabotniçki shfrytëzoi dy gabimet e mbrojtjes për të marrë fitoren. Menjëherë pas ndeshjes trajneri Matija Mirkov ka dhënë dorëheqje, për të thelluar edhe më shumë krizën te ekipi bardhekaltër, që sezonin e nisën me pretendime të mëdha.

Fitore të madhe ka marrë Besa në derbin e “vogël” të ekipeve shqiptare, ku përballë kishte Voska Sportin. Besa tregoi në shumë ndeshje të këtij sezoni se ka një ekip të mirë dhe se do ti duhet adaptimi për të sjell rezultate. Këtë e tregoi edhe në duelin e parafundit ndaj Shkupit, ndërsa fitore dhe tri pikë mori dje ndaj Voskës me golin e vetëm që e shënoi Selmani. Pas barazimit mes Strugës dhe Gostivarit, Shkëndija rikthehet si lidere në renditjen e tabelës, por që Gostivari dhe Rabotniçki janë shumë afër me pikë.

Rezultatet e javës së 8-të: Shkëndija – Vardari 4:0, Struga – Gostivari 2:2, Rabotniçki – Shkupi 2:1, Besa – Voska Sport 1:0, AP Brera – Pelisteri 4:0, Tikveshi – Sileksi 0:0.

Standings provided by Sofascore

Java e nëntë luhet me 5 nëntor me fillim nga ora 14:00, ku takohen: Vardari – Struga, Sileksi – Shkëndija, Shkupi – AP Brera, Gostivari – Besa, Voska Sport – Rabotniçki dhe Pelisteri – Tikveshi. / Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

La Liga
Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

UFC
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Trofe, më shumë para dhe klauzolë të ulët largimi, zbulohen premtimet e Decos për Araujon

Trofe, më shumë para dhe klauzolë të ulët largimi, zbulohen premtimet e Decos për Araujon

La Liga
Njeriu i parë i sportit në Arabinë Saudite trazoi publikun me një foto të Salah në

Njeriu i parë i sportit në Arabinë Saudite trazoi publikun me një foto të Salah në "klubin e ri"

Ligat tjera
Kalo në kategori