Nga nëntoka shqiptare vitin e shkuar u nxorën gati 900 mijë tonë naftë.
Kjo sasi do të ishte e mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat e vendit, por ajo shkoi në eksport për shkak se nuk kemi më rafineri.
Rrjedhimisht qytetarët po përballen me çmime të larta.
Vitin e shkuar nga nëntoka shqiptare u nxorën mbi 891 mijë tonë naftë bruto. Në raport me 2022-shin, sasia e naftës së prodhuar në vend ka mbetur thuajse e njëjtë, ndërsa është zgjeruar me rreth 200 mijë tonë krahasuar me 2021-shin.
Të dhënat nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave tregojnë për të plotësuar të gjitha nevojat, vitin e shkuar u importua nga jashtë një sasi prej 614 mijë tonësh, ndërkohë që në vend u prodhuan gati 900 mijë tonë.
Pra nëse nafta do të ishte përpunuar vend, Shqipëria jo vetëm që do mund të plotësonte të gjitha nevojat e veta, por do i tepronte edhe për eksport. Në mungesë të një rafinerie, qytetarët po paguajnë shtrenjtë lëndën djegëse, Mesatarist një litër naftë në pikat e karburanteve kushton 177 lekë. Po aq shitet edhe benzina, ndërsa gazi po tregtohet për 59 lekë.
“Shumë shtrenjtë në raport me rrogat që marrim. Në Maqedoni dhe Kosovë nafta kushton gati 1 euro. 1 mijë e 80 lekë”, thonë për A2 drejtuesit e mjeteve.
Sipas përllogaritjeve të Institutit të Statistikave, vlera e naftës bruto të prodhuar në vend vitin e shkuar shkon në gati 40 miliardë lekë apo rreth 400 milionë euro.
Pjesa më e madhe e saj shkoi në Francë, Gjermani, Itali, Maltë, Spanjë dhe Britani e Madhe. (A2 Televizion)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti fton mërgatën shqiptare nga New Jersey të investojë në Kosovë: Nga sakrifica për të kontribuar, tash keni mundësinë për të fituar
Klani “Çopja”, nga Elbasani në Dubai – si u ngrit pa zhurmë organizata e fuqishme shqiptare
Kaja Kallas në vend të Borrellit, çka e pret Kosovën në dialog?
Kaja Kallas në vend të Borrellit, çka e pret Kosovën në dialog?
Klani “Çopja”, nga Elbasani në Dubai - si u ngrit pa zhurmë organizata e fuqishme shqiptare
Kurti fton mërgatën shqiptare nga New Jersey të investojë në Kosovë: Nga sakrifica për të kontribuar, tash keni mundësinë për të fituar
LSDM: Shqipëria së shpejti do të jetë perëndimi për ne, Mickoski nuk ka strategji se si ta zhvillojë vendin
Gërvalla në OKB paralajmëron për ndikimin e Venezuelës në Ballkan
Parashikimi i motit, nga dita e enjte ndryshojnë temperaturat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Dy yjet e Man Utd kanë vendosur përfundimisht që të largohen nga klubi në fund të sezonit
Përmbysje në zgjedhjet lokale në Podgoricë, prin lista e partisë së Milo Gjukanoviqit
Cilat janë pagat minimale në vendet e BE-së dhe çfarë konsiderohet një pagë e mirë?
Mikel Arteta nuk hezitoi kur iu kërkua të zgjedhë mes Ronaldos dhe Messit për më të mirin
Kaja Kallas në vend të Borrellit, çka e pret Kosovën në dialog?
Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre