LAJMI I FUNDIT:

Me ‘vdekje Izraelit’ dhe ‘me një paralajmërim për SHBA-në’, ligjvënësit dhe protestuesit në Iran reagojnë pas vrasjes së Nasrallahut

Me ‘vdekje Izraelit’ dhe ‘me një paralajmërim për SHBA-në’, ligjvënësit dhe protestuesit në Iran reagojnë pas vrasjes së Nasrallahut

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf tha të dielën se grupet militante do të vazhdojnë të përballen me Izraelin me ndihmën e Teheranit pas vrasjes së shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, raportoi media shtetërore iraniane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një aleancë e njohur si Boshti i Rezistencës, e ndërtuar gjatë dekadave me mbështetjen iraniane, përfshin grupin palestinez Hamas, Hezbollahun në Liban, Houthi-t e Jemenit dhe grupe të ndryshme të armatosura myslimane shiite në Irak dhe Siri.

Reagimi vjen pasi Izraeli tha se vrau Nasrallah në një sulm ajror në selinë e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit të premten.


Hezbollahu konfirmoi se ai ishte vrarë, pa thënë se si.

“Ne nuk do të hezitojmë të shkojmë në asnjë nivel për të ndihmuar rezistencën”, citohet të ketë thënë Qalibaf.

Ai gjithashtu lëshoi një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara.

“SHBA është bashkëpunëtore në të gjitha këto krime dhe…duhet të pranojë pasojat”, ka shtuar ai.

Duke komentuar gjithashtu vrasjen e Nasrallah, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Izraeli “nuk do të gjejë qetësi” dhe se veprimi nuk do të mbetet pa përgjigje, raportoi media shtetërore të dielën.

Ndërkohë mijëra njerëz janë mbledhur në të gjithë Iranin për të protestuar kundër vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm ajror izraelit.

Televizioni shtetëror transmetoi pamjet e protestave në disa qytete të mëdha të dielën.

Në parlamentin e Iranit, ligjvënësit brohoritën “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”.

Irani ndihmoi në themelimin e Hezbollahut në vitet 1980 dhe i ka ofruar grupit militant libanez armatim dhe trajnim të sofistikuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer

Evropa
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori