LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen lëshon “paralajmërimin e dytë rreth fitimit” në tre muaj

Volkswagen lëshon “paralajmërimin e dytë rreth fitimit” në tre muaj

Volkswagen ka ulur parashikimet e tij vjetor për herë të dytë në tre muaj pasi prodhuesi më i madh i makinave në Evropë fajësoi “një mjedis sfidues tregu” për shitje më të dobëta.

Grupi gjerman tha të premten se priste një marzh fitimi operativ prej rreth 5.6 për qind në 2024, në vend të një diapazoni prej 6.5 për qind deri në 7 për qind që kishte parashikuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ulja erdhi pasi VW uli objektivin e saj në korrik, duke përmendur kostot për mbylljen e një fabrike të Audi në Belgjikë.


VW ka thënë se po shqyrton mbylljen e fabrikave në Gjermani për herë të parë në historinë e saj 87-vjeçare, pasi prodhuesi i makinave është përballur me një rënie të kërkesës për automjete në Evropë dhe rritjen e markave më të lira kineze.

“Një përkeqësim në mjedisin makroekonomik ka një ndikim negativ, i cili mund të rezultojë në rreziqe të mëtejshme”, ka thënë VW.

Të mërkurën, VW nisi negociatat mbi pagat me sindikatat IG Metall, e cila po kërkon një rritje të pagave prej 7 për qind për punonjësit.

Sindikata dhe këshilli i punës i grupit kanë paralajmëruar se grevat do të jenë të mundshme në fabrikat gjermane nga dhjetori. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre

Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre

Auto
Çfarë ndodhë kur lëvizni me veturë me shpejtësi prej 80 km/h dhe shtypni frenin elektronik të dorës?

Çfarë ndodhë kur lëvizni me veturë me shpejtësi prej 80 km/h dhe shtypni frenin elektronik të dorës?

Auto
Më shumë se 3000 persona porositën veturën e parë fluturuese, mësohet data e fillimit të prodhimit

Më shumë se 3000 persona porositën veturën e parë fluturuese, mësohet data e fillimit të prodhimit

Auto
Volkswagen lëshon

Volkswagen lëshon "paralajmërimin e dytë rreth fitimit" në tre muaj

Auto
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh’ janë gjetur ‘të varrosura’ në një kantier mbeturinash në Kaliforni

Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh’ janë gjetur ‘të varrosura’ në një kantier mbeturinash në Kaliforni

Auto
Mercedesi ikonë i ridizajnuar duket joreal - do të prodhohen vetëm 15 copë

Mercedesi ikonë i ridizajnuar duket joreal - do të prodhohen vetëm 15 copë

Auto
Kalo në kategori