LAJMI I FUNDIT:

Beteja për kreun e tabelës luhet nesër mes Strugës dhe Gostivarit

Beteja për kreun e tabelës luhet nesër mes Strugës dhe Gostivarit

Të dielën vazhdon kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut me ndeshjet e javës së tetë. Edhe këtë javë do të luhen ndeshje të forta, me duele mjaft interesante, por që në vëmendje do të jetë derbi i dy ekipeve shqiptare që luhet në mes Strugës dhe Gostivarit, njofton Telegrafi.

Kampionia aktual Struga nuk po arrin që të gjejë formën e duhur dhe kriza e saj ka bërë që ekipi të mbetet në mesin e renditjes në tabelë. Pikërisht këtë të diel Struga do të jetë nikoqire e liderit të ri, Gostivarit, skuadër kjo që është pa disfatë në kampionat, ndërsa javën e kaluar e fitoi derbin ndaj Shkëndijës, duke e mundur me rezultat 3-1. Dy ekipet do të kërkojnë pikët maksimale, sidomos Struga nëse dëshiron që të mbetet në garë për kreun, ndërsa për Gostivarin fitorja do të ishte stabilizim në pozitën e parë.


Duel interesant pritet të luhet edhe në Tetovë, ku Shkëndija e Tetovës do të jetë nikoqire e Vardarit. Sigurisht se në këtë përballje kuqezinjtë nga Tetova janë favorit absolut dhe se nuk duhet diskutuar se kush e fiton këtë ndeshje, pasi Varadari është në krizë dhe nuk ka ekip pretenduese për kreun e renditjes.

Në Shkup luhet derbi lokal i qytetit, ku Rabotniçki e pret FC Shkupin. Dy ekipet në ndeshjet e fundit nxorën vetëm barazim në fush të tyre dhe që të dy ekipet do të jenë në kërkim të pikëve në këtë përballje për të mbajtur hapin me ekipet e kreut. Rabotniçki është pa disfatë në këtë sezon sikurse Gostivari dhe ka vetëm dy pikë më pak, ndërsa Shkupi po luan me formë të ndryshuar dhe është në pozitën e gjashtë në renditje.

Derbi i “vogël” do të luhet edhe mes dy ekipeve tjera shqiptare të Ligës së Parë. Besa e Dobërdollit mori pikë të madhe në Çair dhe tani do të kërkojë më shumë në duelin ndaj Voska Sportit, që gjithashtu i mori një pikë të madhe Strugës, andaj pritet që ky duel të jetë mjaft i luftuar deri në frymën e fundit.

Java e tetë luhet të dielën 29.09. me fillim nga ora 14:00: Struga – Gostivari, Besa – Voska Sport, Rabotniçki – Shkupi, Shkëndija – Vardari, AP Brera – Pelisteri dhe Tikveshi – Sileksi. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore