LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Mesazhi i Hovenierit nuk duhej t’i përçohej Kosovës, por Serbisë

Pacolli: Mesazhi i Hovenierit nuk duhej t’i përçohej Kosovës, por Serbisë
Foto: Ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka vlerësuar të padrejtë deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ky i fundit duke kritikuar qasjen e deritanishme të Qeverisë së Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, përdori një thënie të gjyshit të tij: “Gjyshi im ka thënë se nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino në pragun e derës së atij klubi”.

“Nuk është mesazh i drejt që duhej t’i përçohej shtetit të Kosovës. Një deklaratë e tillë do t’i përshtatej më së miri shtetit të Serbisë, e jo shtetit të Kosovës. Nëse e shohim rrugëtimin e Kosovës, ajo asnjëherë nuk ka dërguar mesazh si dërgon Serbia, sa herë që i teket se do të anojë me shtete tjera, qoftë më Rusinë, Kinën dhe me shtet tjera të cilat kërcënojnë paqen në rajon. Kosova asnjëherë nuk ka qenë shtet që ka kërcënuar ose ka tentuar të destabilizojë paqen në shtetet fqinje”, ka theksuar Pacolli në RTK.


Sipas Pacollit shteti serb është ai i cili nuk është duke e vendosur politikën e tyre të jashtme në linjë me politikën e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket edhe luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe zhvillimeve tjera gjeopolitike.

Ajo tha se Kosova ka bërë mjaft punë që të avancojë demokracinë dhe se politika e saj e jashtme është në linjë me shtetet perëndimore, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Kosova ka qenë krah Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i është gjetur afër një shteti i cili nuk e ka njohur Kosovën, siç është Ukraina, duke marrë parasysh se ajo kërcënohet nga një shtet fqinj agresor. Ne kemi dërguar shumë sinjale që Kosova të ecë drejt integrimit evropian. Do të ishte mirë që të vlerësohemi për punët që kemi bërë sepse raportet ndërkombëtare nuk i kemi shkruar ne. Ato janë shkruar nga organizatat prestigjioze dhe nëse lexohen mirë shihet që ka pasur përparime në tri vitet e fundit”, ka shtuar Pacolli.

Sipas saj Kosova në të gjitha raportet ndërkombëtare është e para sa i përket rajonit në çështjet e thellimit të demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe në çështjen e lirisë së medieve dhe lirisë së shprehjes.

Duke folur për kritikat e Bashkimit Evropian, ajo tha se ata e dinë se çfarë ka bërë Kosova, mirëpo sipas saj, jemi në një situatë, ku për shkak të Serbisë e pësojmë sepse jemi shtet më i vogël.

“Neve na bëjnë presion që të vazhdojmë të ecim tutje dhe t’i pranojmë disa koncesione, të cilat janë të dhimbshme për shtetin tonë. Kosova ka pranuar mjaft koncesione”, tha ajo, duke përmendur demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe koncesione tjera të cilat kanë ardhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Ajo foli edhe për CEFTA-n, teksa tha se përfaqësuesit e qeverisë janë në proces të një zgjidhje.

“Kërkesa jonë ka qenë e qartë edhe për shtetin gjerman, që në momentin kur ne kemi skanerë që do t’i ndihmojnë Kosovës që të kontrollojë çdo kamion që hyn dhe del nga territori i saj, atëherë do të jemi të gatshëm t’i heqim masat e sigurisë”, ka nënvizuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori