Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të ndërmarrin veprime të nevojshme për t’u mbrojtur nga sulmet e ndryshme kibernetike.
Kështu u tha në panelin e fundit të Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci me temën “Siguria kibernetike në Ballkanin Perëndimor: Tendencat aktuale dhe drejtimet e ardhshme”.
Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, ka folur mbi rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet kibernetike dhe ndikimin e inteligjencës artificiale.
“Në kohë ka pasur ndryshime të rëndësishme, duke përfshirë inteligjencën artificiale, e cila ka ndryshuar mënyrën se si ne e perceptojmë informacionin digjital dhe internetin. Njerëzit gjithnjë e më shumë po mbështeten në inteligjencën artificiale në modele të mëdha gjuhësore për t’u informuar dhe për të përpunuar detyrat e përditshme. Por, inteligjenca artificiale ka ekzistuar le të themi 10 vjet ndoshta, dhe u përhap në dy vjetët e fundit, kështu që është një industri shumë e brishtë në krahasim me industrinë e softuerit, e cila ka ekzistuar për 50 vjet. Veçanërisht rajoni ynë nuk ka bërë shumë për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe ekziston problemi i bashkëpunimit midis sektorit publik dhe privat”, ka thënë Doli.
Filip Stojanovski nga fondacioni “Metamorfoza”, ka folur mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike në transformimin digjital dhe rolin e saj në shoqëri.
“Siguria kibernetike është njëra ndër prioritetet kryesore në transformimin digjital. Të gjitha konkluzionet tona që çojnë këtu, se cilat janë problemet si në fushën e dezinformimit, ashtu edhe në fushën tuaj të mbivendosur të sigurisë kibernetike, është se kemi të bëjmë me çështje sistematike që duhet të trajtohen në nivel sistematik. Pra, duke përdorur një qasje të shoqërisë së tërë, ku të gjithë sektorët e shoqërisë do të punonin së bashku, dhe duke përfshirë arsimimin mediatik që të konsiderohet jo vetëm i lidhur me median, por si pjesë e një fushe më të gjerë të edukimit digjital dhe që përfshin edukimin për sigurinë kibernetike në thelb”, ka thënë Stojanovski.
Ekspertja e politikave digjitale dhe inovacionit Qendra e Shkencës dhe Inovacionit për Zhvillim/Themeluese, Rrjeti i Grave Shqiptare në STEM, Orkidea Xhaferaj ka folur mbi arsyet e sulmeve të ndryshme kibernetike.
“Ka nga ata që janë të interesuar të bëjnë një lojë, kështu që ata sulmojnë këdo, nuk u intereson se cilat janë përkatësitë tuaja politike, apo në çfarë beson apo jo. Ata janë të rinj që thjesht po përpiqen të hakojnë një sistem apo diçka dhe të kenë ndikim në institucione të caktuara. Janë akterët shtetërorë të huaj që po organizojnë fushata dhe ne kemi dëgjuar shumë gjëra në të gjithë Ballkanin Perëndimor sa i përket sulmeve kibernetike… Ne flasim për kufizim, hapësira qytetare, përshkallëzim të dhunës, shohim dhunë nga lufta offline, nga bota fizike, duke reflektuar botën online. Dhe është bërë gjithnjë e më shumë një çështje e dhunës në botën digjitale duke u përshkallëzuar në botën fizike”, tha ajo. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari për kërkesën e Ahmetit për zgjedhje: Forcat do t’i masim në zgjedhjet lokale
Goditet rrjeti që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, 6 të arrestuar dhe 5 në kërkim
“Doracakët janë botuar në vitin 2023”, Bajrami reagon sërish: Keni prekë në familje – përgjegjësi duhet t’i kërkohet Nagavcit
Ku mbetën linjat hekurudhore dhe ajrore, të parapara me Marrëveshjen e Uashingtonit?
Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Vrasja e ish-drejtorit në SHISH, dyshohet se biznesmeni u qëllua nga lartësia
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Serbia nga e premtja do të ndajë 5 mijë dinarë në muaj për fëmijët serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë