Mira Murati, Shefja për Teknologji e kompanisë OpenAI, ka njoftuar largimin prej kompanisë pas më shumë se gjashtë vjetësh në këtë pozicion.
Gjatë karrierës së saj në OpenAI, Murati kishte marrë një rol kyç, veçanërisht gjatë një periudhe sfiduese vitin e kaluar, kur pati një përpjekje të dështuar për puç ndaj themeluesit të kompanisë, Sam Altman.
Në një mesazh drejtuar punonjësve të OpenAI, të cilin e shpërndau edhe në platformën sociale X, shqiptarja deklaroi se “kam marrë vendimin që të largohem nga OpenAI”.
Ky vendim pason një seri largimesh nga disa zyrtarë të lartë të kompanisë, përfshirë edhe bashkëthemeluesit Ilya Sutskever dhe John Schulman, transmeton Telegrafi.
OpenAI, kompania e njohur për krijimin e ChatGPT, ka qenë një nga firmat me rritjen më të shpejtë në botë.
Në mesazhin e saj, Murati, inxhinierja 35-vjeçare nga Vlora, theksoi se “asnjëherë nuk është momenti i duhur për tu larguar nga një vend që e vlerëson, por ndiej se ky është vendimi i duhur”.
I shared the following note with the OpenAI team today. pic.twitter.com/nsZ4khI06P
— Mira Murati (@miramurati) September 25, 2024
Murati gjithashtu përmendi se prezantimi i modeleve për të folurit të OpenAI o1 shënon fillimin e një epoke të re në fushën e inteligjencës artificiale dhe ndërveprimit njerëzor, duke vlerësuar inteligjencën dhe mjeshtërinë e kolegëve të saj në kompani.
Ajo shpjegoi se vendimi për t’u larguar erdhi nga dëshira për të krijuar “kohë dhe hapësirë për të eksploruar”, duke theksuar se synimi i saj është që tranzicioni në kompani të zhvillohet sa më lehtë pas largimit të saj.
Sam Altman, CEO i OpenAI, përmes një mesazhi në X, shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj Muratit për kontributin e saj në suksesin e kompanisë.
“Mira Murati ishte një person shumë i rëndësishëm për misionin tonë dhe për ne personalisht”, shkroi Altman. Ai shtoi gjithashtu se ndjehet jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e saj gjatë kohërave të vështira dhe mezi pret të shohë projektet e ardhshme të saj.
Vlera e OpenAI është rritur me shpejtësi që kur, në vitin 2022, prezantoi aplikacionin ChatGPT, duke e bërë një prej kompanive më të vlefshme në botë, me një vlerë të vlerësuar mbi 150 miliardë dollarë. /Telegrafi/
I replied with this. Mira, thank you for everything.
It’s hard to overstate how much Mira has meant to OpenAI, our mission, and to us all personally.
I feel tremendous gratitude towards her for what she has helped us build and accomplish, but I most of all feel personal…
— Sam Altman (@sama) September 25, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPoco sjell telefona inteligjentë që ofrojnë shumëçka për pak para
Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?
Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit
Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp
Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles