LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje për shkak të ndërhyrjeve nga Zyra e Kryeministrit dhe Dejona Mihalit

Haradinaj: Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje për shkak të ndërhyrjeve nga Zyra e Kryeministrit dhe Dejona Mihalit

Ish-deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ish-ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qenë një super ministër, por që i njëjti ka dhënë dorëheqje nga ky post për shkak të ndërhyrjeve politike.

Ai tha se ndërhyrjet kanë ardhur nga Zyra e Kryeministrit, por edhe nga Dejona Mihali, Koordinatorja e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Armend Meha ka qenë një super ministër, që duhet të krenohet Kosova me të. Është dashur të dalë e të thotë ‘për arsye personale’. Nuk qëndrojnë hiç arsyet personale. Jam i sigurt 100% për këto që po i them, ai është një djalë i edukuar, dhe nuk ka ardhur të bëjë karrierë e as nuk e ka atë qëllim, sepse është oficer i zoti dhe i familjes së mirë. Unë po them, ka dhënë dorëheqje për shkak të ndërhyrjes direkte nga Zyra e Kryeministrit. Për shkak të ndërhyrjes në gradime, transfere të papërgjegjshme, degradim të oficerëve, për mosdekorim meritor të oficerëve të lartë”.


“Kemi gjeneralë që kanë shkuar në shtëpi që nuk kanë pranuar t’ua japin gradën e nderit. Krejt këto i ka bërë një zonjë e nderuar që udhëheq qeverinë e Kosovës. Ia kam harruar emrin, besoj krejt Kosova e di. (I ndërhyn moderatori: a e keni fjalën për Dejona Mihalin?). (Vazhdon Haradinaj). E di ajo që po më dëgjon. Prapë le ta thirrin Prokuroria. Jam i bindur që Prokuroria do t’i ftojë për këtë temë, shpresoj që ajo direkt nuk është e implikuar, por ata që janë direkt të implikuar, zëvendësministër a sekretar, do të dalin para drejtësisë”, theksoi Haradinaj.

Ai foli edhe për një letër që ministri i ka dërguar kryeministrit.

“Tenderi është dhënë më 11 shtator, ditën kur ministri nuk ka qenë në Kosovë. Ka shumë argumente. Ndërsa Sekretari është emëruar më 4 shtator. Po flasim për dy javë, hiç më shumë. Ne sot e kemi aferën më të madhe korruptive.

Mund të thuash që ligji e ka lejuar, por sillmi argumentet se çfarë ligji thotë se është sekret shtetëror blerja e gjellës së ushtarit? Kryeministri i Kosovës, ministri, Sekretari Permanent mund ta bëjë një marrëveshje me Qeverinë Amerikane që shkon në një vlerë prej 250 milionë për blerjen e mortajave të mençura, për blerjen e automjeteve taktike, të dronëve ushtarakë, këto janë që s’duhet të dihen nga armiku. Nuk mund të thuash sekret shtetëror kuzhina e ushtrisë”, deklaroi Haradinaj, të DPT Fidani, teksa u shpreh i bindur se ai tender do të anulohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori