LAJMI I FUNDIT:

Rigjykimi për Spitalin modular në Tetovë, Ismaili: Persona të tjerë duhet të jenë të akuzuar

Rigjykimi për Spitalin modular në Tetovë, Ismaili: Persona të tjerë duhet të jenë të akuzuar

Sot në Gjykatën Themelore të Tetovës ka nisur procesi i rigjykimit të rastit të djegies së Spitalit Modular, në të cilin humbën jetën 14 persona.

Përfaqësuesi i familjarëve të viktimave, Mumin Ismaili, tha se nuk janë të kënaqur me këtë proces gjyqësor, duke shtuar se duhet persona tjerë të jenë të akuzuar për djegien e spitalit modular.

“Rigjykimi filloi, rigjykimi mbaroi, me pretendimin se avokati i Artan Etemit është i sëmurë dhe rigjykimi u anulua për në nëntor. Ne si familjarë nuk jemi të kënaqur me këtë proces gjyqësor, bëjnë skena të kota, që nuk i kanë hije një kombi apo njeriu, pasi u dogjën 14 persona”.


“Presim në nëntor të shohim nëse do të ketë gjykim ose jo. Ne e kemi cekur në secilën seancë se në këtë akuzë ka zinxhir më të madh të akuzuarve, por shteti hesht në këto raste. Duhet të jenë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tashmë është bërë kryetar partie, por nuk është”, tha mes tjerash Ismaili.

Ndryshe, vitin e kaluar Gjykata Themelore Penale në Tetovë dënoi Florin Besimi dhe Artan Etemi me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para, ndërsa Boban Vuçevski dhe Klinika e Tetovës si institucion u liruan nga akuzat. Në maj të këtij viti, Gjykata e Apelit në Gostivar ktheu në rigjykim rastin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori