E plotësuar: Me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve është ndërprerë shqyrtimi fillestar në rastin e “Banjskës”.
Mbrojtja e të akuzuarve kërkoi të seanca fillestare të ndërpritet pasi sipas tyre shkresat e lëndës i kanë pranuar vetëm në mënyrë elektronike, e jo fizikisht.
Ata po ashtu thanë se shkresat i kanë pranuar me vonesë dhe për shkak të volumit të lëndës nuk kanë arritur t’i lexojnë.
Sulmi terrorist në Banjskë, mbërrijnë në gjykatë të dyshuarit – i pranishëm në cilësinë e dëshmitarit edhe polici i plagosur, Alban Rashiti
E plotësuar: Ka nisur të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në seancën e parë fillestare në rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ka prani dhe interesim të madh nga mediat, ndërkaq i pranishëm në seancë në cilësinë e dëshmitarit është polici i plagosur në Banjskë, Alban Rashiti.
Gjyqtar në rastin e Banjskës është Arben Hoti.
Gjykatësi Arben Hoti tha në seancë se ka kushte për shqyrtimin fillestar ndaj personave të akuzuar në sulmin në Banjskë e që gjenden në paraburgim.
Ndërkaq, për gjykimin në mungesë të 42 personave pritet një tjetër vendim.
Prokurori i çështjes, Naim Abazi, ka theksuar se për 42 personat tjerë që nuk kanë arritur të arrestohen gjykimi mund të bëhet në mungesë.
E avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, theksoi se palët e dëmtuara kanë interes që ky gjykim të kryhet sa më shpejt dhe drejtësia të vihet në vend, pasi drejtësia e vonuar është e mohuar.
Ndërkaq, mbrojtja e të akuzuarve ka kërkuar që shkresat e lëndës t’i kenë edhe në formë fizike, e jo vetëm në mënyrë elektronike.
Ndryshe, sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
E pak para se të bëhet një vit nga sulmi terrorist, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.
Të akuzuarit që ngarkohen bashkë me kreun e grupit kriminal Milan Radoiçiq janë: Milan Radoiçiq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Millos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq dhe Vladan Iliq.
Nga aq sa dihet deri tani, nga këta 45 të akuzuar, vetëm tre prej tyre janë arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe ata janë Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.
Të njëjtit janë në paraburgim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje