LAJMI I FUNDIT:

Ziberi: Përfaqësimi i drejtë dhe çështja e gjuhës janë dy nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit

Ziberi: Përfaqësimi i drejtë dhe çështja e gjuhës janë dy nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit

Avokati i Popullit ngrit shqetësime lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngrirje të balancuesit. Ai thotë se eliminimi eventual i balancuesit, pa ndërtuar një tjetër instrument, do ta kthente vendin shumë mbrapa, do ta dëmtonte shoqërinë në përgjithësi, por veçanërisht komunitetet joshumicë. Ziberi vlerëson se do ishte mirë sikur të ekzistonte vullneti politik dhe të realizohen paralajmërimet që çështja e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të rregullohet me ligj.

“Para ndërtimit të këtij instrumenti, shqiptarët në të gjithë administratën publike kanë qenë të përfaqësuar me 6 për qind, aktualisht kur po ndërmerren këto aktivitete për eliminimin eventual të këtij instrumenti, shqiptarët janë të përfaqësuar me 22,4 për qind. Që do të thotë eliminimi i këtij instrumenti, pa ndërtuar një instrument tjetër që mund të jetë ndoshta edhe më adekuat, do të ishte kthim shumë mbrapa…

Paralajmërimin që kjo të rregullohet me ligj, si e shihni?


Është shumë në rregull sikur të ketë vullnet politik dhe kjo të bëhet dhe të kontribuojë në vazhdimin e këtij trendi të arritjes së një përfaqësimi harmonik, konform strukturës etnike të popullatës në shtet, në të kundërtën ju thash se ky do të ishte kthim mbrapa”, deklaroi Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Avokati i Popullit thotë se përveç përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, shtyllë tjetër kryesore mbi të cilën ndërtohet Marrëveshja e Ohrit është çështja e gjuhës. Ai madje e cilëson atë si çështjen më senzitive në shtet dhe thotë se çdo tendencë për ta dëmtuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme.

“Çështja e gjuhës është çështja më sensitive që mund të ekzistonte në Maqedoninë e Veriut, dhe çdo tendencë për ta dëmtuar ligjin për përdorimin e gjuhëve është I dëmshëm, sepse unë jam thellë I bindur se shkelja mbi këto parime eventuale me ndonjë vendim të Gjykatës kushtetuese do të shkaktojë dëm të pariparueshëm dhe nuk jam optimist se ai dëm mund të riparohet me një korrigjim në të ardhmen”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Ziberi vlerëson se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë shumë e vëmendshme dhe të përshtatet me realitetin në vendin në të cilin funksionon./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori