LAJMI I FUNDIT:

Miteva: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka ndarë 100 milionë euro pa kritere të qarta

Miteva: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka ndarë 100 milionë euro pa kritere të qarta

OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në dhe BDI-në për keqmenaxhim të 100 milionë eurove që sipas tyre kanë përfudnuar në persona të afërt me pushtetin e kaluar.

Nga OBRM-PDUKM thonë se përmes programit të Qeverisë për masat për ballafaqim me krizën Kovid-19 janë paguar mjete në vlerë mbi 6 miliardë denarë pa kritere të përcaktuara lidhur me përzgjedhjen e institucioneve dhe shumën e aprovuar financiare të pakthyeshme.

“Ndërtimi i Qendrës Klinike të re në Shkup me një projekt të braktisur në vitin 2017 do t’i kushtonte shtetit 120 milionë euro. Por, qeveria e LSDM-së dhe BDI-s ka shpërndarë para sa për një qendër klinike në mënyrë të dyshimtë për një vit.


“Të dhënat e Revizionit janë edhe më shqetësuese në vazhdim, respektivisht ata thonë se në ndarjen e 100 milionë eurove, 33 për qind e pranuesve të mjeteve nuk kanë dorëzuar raport për realizmin e aktiviteteve në Qeveri, që nënkupton qeveria në përgjithësi nuk ka pasur qasje ku kanë përfunduar 33 milion euro nga shuma e përgjithshme 100 milionë, që i ka ndarë pa kritere të qarta”, tha Marija Miteva nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori