LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani spiun rus shkelë hapësirën ajrore japoneze – Tokio ngrit në ajër F-15 e F-35, përdorën raketa sinjalizuese për ta paralajmëruar

Aeroplani spiun rus shkelë hapësirën ajrore japoneze – Tokio ngrit në ajër F-15 e F-35, përdorën raketa sinjalizuese për ta paralajmëruar

Japonia ka njoftuar se aeroplanët e saj luftarakë kanë përdorur raketa sinjalizuese për të paralajmëruar aeroplanin spiun rus, që të largohej nga hapësira ajrore e Japonisë.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Minoru Kihara u tha gazetarëve se një aeroplan spiun rus Il-38 ka shkelur hapësirën ajrore japoneze mbi ishullin Rebun, duke qëndruar për tre minuta në hapësirën japoneze ajrore, transmeton Telegrafi.

Ky veprim vjen një ditë pasi flota e përbashkët e luftanijeve kineze dhe ruse, lundruan rreth brigjeve japoneze në veri të vendit.


Kihara tha se hapësira e tyre ajrore u shkel dhe mund të ketë lidhje me stërvitjet e përbashkëta ushtarake, që i kishte paralajmëruar në fillim të muajit Rusia dhe Kina.

Autoritetet japoneze të sigurisë u alarmuan duke ngritur në ajër aeroplanë luftarakë F-15 dhe F-35, që përdorën për herë të parë raketa sinjalizuese për të paralajmëruar fluturaken ruse e cila më gjasë kishte injoruar këto paralajmërime ka njoftuar Kihara.

“Shkelja e hapësirës ajrore është jashtëzakonisht për të ardhur keq”, shtoi Kihara – duke theksuar se “Japonia ka protestuar” përmes kanaleve diplomatike dhe ka kërkuar masa preventive.

Kihara shtoi se përdorimi i raketave sinjalizuese ishte përgjigje legjitime ndaj shkeljes së hapësirës ajrore dhe u zotua t’i “përdorin sërish pa ndonjë hezitim”. /Telegrafgi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori