LAJMI I FUNDIT:

Drita konfirmon lëndimet e rënda të dy lojtarëve, humbin gati gjithë sezonin

Drita konfirmon lëndimet e rënda të dy lojtarëve, humbin gati gjithë sezonin

Klubi gjilanas, Drita ka konfirmuar lëndimet e rënda të dy futbollistëve, Hasan Gomda dhe Ilir Mustafa, të cilët do t’ju mungojnë për një kohë të gjatë.

Drita e ka nisur sezonin me një humbje dhe një fitore në dy ndeshjet e para në kampionat, pasi shumë ndeshje i janë shtyrë shkaku i pjesëmarrjes në garat evropiane.

Megjithatë, këto dy ndeshje kanë qenë jo fatsjellëse për Dritën, e cila ka humbur dy futbollistë për pjesën më të madhe të sezonit, shkaku i lëndimeve.


Qendërmbrojtësi Gomda dhe mesfushori Mustafa, janë lojtarët të cilët janë lënduar në dy ndeshjet e para, duke këputur ligamentin ACL.

Postimi pa ndërhyrje i Dritës

Dy ndeshjet e para në kampionat, dy goditje për klubin tonë

Fati i keq na ka përcjellur në fillim të kampionatit vendorë që në xhirot e para ku kemi humbur dy lojtarë për një pjesë të gjatë të sezonit për shkak të lendimeve të marra.

Në ndeshjen e parë të luajtur përballë FC Ferizaj kemi humbur për një kohë të gjatë qendërmbrojtësin tonë Hasan Gonda i cili la ndeshjen në gjysëm dhe pas egzaminimeve mjekësore u konstatua që ka këputut ACL ligamentin kryqëzorë.

Në ndeshjen e dytë me radhë të zhvilluar në shtëpi në përballjen me FC Malisheva lojtari ynë Ilir Mustafa largohet nga loja për shkak të një lëndimi që poashtu pas egzaminimeve mjekësore rezulton që ka këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e miniskut.

Dyshja Gomda-Mustafa do të jenë jashtë fushave për një kohë relativisht të gjatë dhe do të jenë mungesë e madhe në ekip.

Gomda do ti nënshtrohet operimit të martën e ardhshme ndërsa për Ilir Mustafën do të shohim gjatë ditëve në vijim.

Lëndime të natyrave të rënda klubin tonë e kanë përcjellë edhe vitet e kaluara dhe se shkaktarë kryesorë për këto lëndime duket se janë stadiumet sintetike dhe infrastruktura e keqe në mbar vendin.

Duke shpresuar se gjithçka do të shkoje mirë dhe ndërhyrjet kirurgjike të kalojnë me suksese, Hasani dhe Iliri me ndihmën e zotit do të kthehen edhe më të fortë dhe klubi do ti qëndrojë afër për ta kaluar sa më leht këtë sfidë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ligat tjera
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

La Liga
Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Serie A
Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Formula 1
Kalo në kategori