LAJMI I FUNDIT:

“Etje e pakontrolluar për fitim”, Unioni Turistik Shqiptar: Rritja e çmimeve uli ritmin e turistëve në hotele

“Etje e pakontrolluar për fitim”, Unioni Turistik Shqiptar: Rritja e çmimeve uli ritmin e turistëve në hotele

E nisëm mbarë vitin 2024, por penguam vrullin e turistëve duke u treguar të papjekur me një rritje të beftë, madje edhe të koordinuar të çmimeve.

Të dhënat nga INSTAT për akomodimin e turistëve të huaj, por dhe atyre vendas në zona të ndryshme të Shqipërisë konfirmojnë se muaji korrik ngadalësoi rritjen krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, u shpreh për A2 CNN:


“Më konfirmonin vetë që hotelet kishin krijuar grupe WhatsApp-i që të rrisnin çmimet për shkak të bumit. Gjë që s’rezultoi. U bënë pishman, i ulën pastaj, por impakti ishte. Nuk është numri i turistëve, janë të ardhurat që sjellin”.

Ndonëse numri i turistëve vizitorë që u akomoduan për një natë u rrit krahasuar me një vit më parë, të paktë ishin ata që qëndruan disa ditë. Nga një rritje 42,3% në korrik 2023, vetëm 21,3% më shumë turistë zgjodhën të flenë në hotelet shqiptare.

Ndërsa më i thellë qëndron ky raport tek turistët vendas.

Feriolt Ozuni, ekspert i turizmit, theksoi: “Kemi shumë njësi akomoduese në jug të cilat duke marrë parasysh për 15 milionë turistë, rritën çmimet në mënyrë abuzive, duke i bërë turistët të orientohen dhe të shohin raportin çmim-cilësi”.

Rreth 362 mijë turistë fjetën të paktën një natë në hotelet shqiptare, me përqendrimin në qendër dhe jug të Shqipërisë pranë zonave bregdetare. Kryesisht ishin nga Kosova, Polonia, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Dhe nëse një hotel vjet ka qenë 70-80 euro, vajti deri në 120 euro. Duke bërë që shumë hotele të kishin vende bosh”, shtoi Ozuni.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” arriti në 55% në muajin korrik, duke u rritur me 5,9%.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori