LAJMI I FUNDIT:

Shantazhonte një shtetase me publikimin e videove intime, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari i shpallur shtatë herë në kërkim

Shantazhonte një shtetase me publikimin e videove intime, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari i shpallur shtatë herë në kërkim
Foto: Ilustrim

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi akuzohet se përndiqte dhe kanoste një vajzë, të cilës i kërkonte 5 mijë euro që të mos i publikonte video intime.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me iniciale I. V., 30 vjeç, banues në Bulqizë.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe DVP Dibër, operacioni policor i koduar “Phone fiend”.


Arrestohet një 30-vjeçar i cili dyshohet se shantazhonte dhe përndiqte një shtetase dhe familjarët e saj, për dhënien e shumës 5000 euro, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj, në rrjete sociale.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe DVP Dibër, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Phone fiend”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi I. V., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga nenet 121/a/2 dhe 109/b.

Ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zviceran.

Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori