LAJMI I FUNDIT:

Kompania japoneze thotë se ndaloi së prodhuari dhjetë vite më parë radiolidhjet e përdorura në shpërthimet në Liban

Kompania japoneze thotë se ndaloi së prodhuari dhjetë vite më parë radiolidhjet e përdorura në shpërthimet në Liban

Prodhuesi japonez është distancuar nga radiolidhjet që mbanin logon e saj që shpërthyen në Liban, duke thënë se e ndërpreu prodhimin e pajisjeve një dekadë më parë.

Të paktën 20 njerëz u vranë dhe 450 u plagosën pasi qindra radiolidhje, disa të përdorur nga grupi i armatosur Hezbollah, shpërthyen në të gjithë Libanin të mërkurën, transmeton Telegrafi.

Pajisjet, sipas fotove dhe videove të pasojave të sulmit, dukeshin se janë radiolidhje IC-V82 të prodhuara nga Icom, një prodhues me bazë në Osaka.


Por Icom thotë se nuk ka prodhuar apo eksportuar IC-V82, as bateritë e nevojshme për t’i përdorur ato.

Kjo është kompania e dytë aziatike që përfshihet në incidente bombardimesh në Liban këtë javë, pasi mijëra pejxherë që shpërthyen në dukje të lidhur me firmën tajvaneze Gold Apollo, vranë të paktën 12 persona dhe plagosën më shumë se 2,000.

Themeluesi i Gold Apollo, Hsu Ching-Kuang mohoi kategorikisht se kompania e tij kishte ndonjë lidhje me sulmet, duke thënë se ai e licencoi markën e tij tregtare në një kompani në Hungari të quajtur BAC Consulting. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori