LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e dyfishtë, nesër nis gjykimi për Pallçon

Vrasja e dyfishtë, nesër nis gjykimi për Pallçon

Nesër në ora 10:00 në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi.

I dyshuari i parë, Ljupço Palevski-Pallço, nesër për herë të parë pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, pasi njëzet ditë më parë, në seancën e parë, në mungesë të tij, gjyqtari Ivica Stefanovski vetëm mori vendim për bashkimin e procedurës për të dhe katër bashkëkryesit e tjerë të veprës.

Përveç Palevskit i cili është i dyshuari kryesor, si bashkëkryerës të veprës penale dyshohen edhe Vllatko Keshishov nga Shtipi, Velibor Manev dhe Bore Videvski nga Velesi, ndërsa babai i të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohet se i ka treguar grupit se në çfarë ore vajza do të dilte nga shtëpia vetëm që ata të organizonin rrëmbimin.


Pançe Zhezhovski ishte shpallur i zhdukur më 24 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa e mitura Vanja më 27 të po të njëjtit muaj. Ata u gjetën të vdekur pas gjashtë ditësh kërkime intensive në afërsi të Shkupit dhe Velesit. Motivi i rrëmbimit dhe vrasjes së tyre, sipas prokurorisë ishte kërkesa për shpërblim.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori