int(1) Drita fiton ndeshjen e mbetur ndaj Malishevës, vazhdon ngjitjen në renditje - Telegrafi - Telegrafi Drita fiton ndeshjen e mbetur ndaj Malishevës, vazhdon ngjitjen në renditje - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Drita fiton ndeshjen e mbetur ndaj Malishevës, vazhdon ngjitjen në renditje

Drita fiton ndeshjen e mbetur ndaj Malishevës, vazhdon ngjitjen në renditje

Drita ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbetur nga java e parë e Superligës së Kosovës. 

Kjo ndeshje ishte shtyrë pasi gjilanasit ishin pjesë e garave ndërkombëtare, duke arritur deri në play-off, ku humbën nga Legia Varshava. 

Kjo përballje nisi më mirë për Dritën që arritën të fitojnë penallti në minutën e 23-të pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Arbër Prekazi. 


Nga pika e bardhë gjuajti Besnik Krasniqi që ishte i saktë për 1-0. 

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për gjilanasit që arritën të shtonin epërsinë pas një aksioni të bukur. 

Iljesa Zylfiji bukur u fut në zonë ku asistoi për Veton Tushën i cili shënoi për 2-0. 

Por ndeshja u hap në minutën e 79-të, kur Atin Aliu me një goditje të bukur dhe të saktë shënoi për 2-1. 

Edhe pse të dy skuadrat u munduan të shënonin, deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe gjilanasit morën fitoren e dytë në kampionat nga tri ndeshje dhe tani me 6 pikë janë në vendin e gjashtë. 

Malisheva pas pesë ndeshjeve ka 10 pikë dhe mban vendin e dytë. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të bëjë Real Madridi për ta marrë Saliban

Çfarë duhet të bëjë Real Madridi për ta marrë Saliban

La Liga
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

La Liga
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

La Liga
Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

La Liga
Kalo në kategori