LAJMI I FUNDIT:

Marta Kos nga Sllovenia nominohet si komisionere e re evropiane për Zgjerim

Marta Kos nga Sllovenia nominohet si komisionere e re evropiane për Zgjerim

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar Marta Kos, kandidaten e Sllovenisë, për komisionere të re evropiane për zgjerim.

Duke prezantuar kandidatët për Komisionerët, von der Leyen tha se Kos do të jetë gjithashtu përgjegjëse për Politikën e Fqinjësisë Lindore, do të punojë për të mbështetur Ukrainën, duke përfshirë rindërtimin e këtij shteti dhe “të mbështesë vendet kandidate për t’u përgatitur për pranimin e tyre në Bashkimin Evropian”.

Sllovenia konfirmoi javën e kaluar se Kos do të jetë kandidate e vendit për një Komisioner Evropian. Më parë, Tomaž Vasel tërhoqi kandidaturën.


Sipas mediave sllovene, kjo është bërë në mënyrë që Ursula von der Leyen të mund të arrijë objektivin e saj për balancën gjinore në Komision, transmeton Telegrafi.

Sipas Politico, Sllovenia u “shpërblye për ndryshimin nga një kandidat mashkull në një gru” duke marrë këtë portofol.

Marta Kos, e cila pritet të zëvendësojë hungarezin Olivér Várhelyi, është një ish-ambasadore sllovene në Gjermani dhe Zvicër.

Ajo ishte nënkryetare e Lëvizjes liberale për Liri, e udhëhequr nga kryeministri Robert Golob. Në vitin 2022, ajo kandidoi për presidente të Sllovenisë, por u tërhoq nga fushata.

Kandidatët për Komisionerët Evropianë do t’i nënshtrohen seancave dëgjimore në komisionet e Parlamentit Evropian në javët në vijim.

Ata do të duhet të marrin dritën e gjelbër të eurodeputetëve për t’u zgjedhur në detyrë. Parlamenti Evropian do të votojë për Komisionin e ri Evropian në tërësi përpara se ai të marrë detyrën, i cili do të bëhet më së shpejti më 1 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori