LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi do t’i konsiderojë ofertat për yllin e skuadrës, por vetëm me një kusht

Real Madridi do t’i konsiderojë ofertat për yllin e skuadrës, por vetëm me një kusht

Real Madridi më në fund arriti që të zgjasë bashkëpunimin me Andriy Lunin gjatë kësaj jave, me ukrainasin që tashmë ka nënshkruar për gjashtë vite.

Sidoqoftë, nuk është e sigurt se 25-vjeçari do të vazhdojë të mbetet pjesë e madrilenëve për një periudhë afatgjatë.

Luninit do t’i skadonte kontrata verën e ardhshme dhe ishte vetëm disa muaj larg të qenurit në gjendje që të negociojë një transferim diku tjetër si lojtar i lirë.


Ai tani do të garojë për pozitën e startuesit me Thibaut Courtois, por gazetari Matteo Moretto ka shpjeguar se nëse një ofertë e madhe vjen për Lunin, drejtuesit e klubit do ta konsideronin që ta lejonin largimin e tij.

Nëse vet portieri i kërkon Real Madridit që ta konsiderojë atë, atëherë bordi do ta respektonte dëshirën e tij.

Ani pse mund të jetë një problem që Real Madridi duhet ta adresojë verën e ardhshme situata tani është në favorin e tyre.

Kjo pasi ata nuk rrezikojnë që ta humbasin Luninin falas, por ata ose do të gjejnë një tjetër opsion të mirë për portën pas Courtois, ose do të kërkojnë një shumë të mirë parash për të riinvestuar në atë pozicion./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen

Ndërkombëtare
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit

La Liga
“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

La Liga
Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Ligat tjera
Rabiot më në fund po bëhet me ekip të ri pas largimit nga Juventusi

Rabiot më në fund po bëhet me ekip të ri pas largimit nga Juventusi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori