Këshilli i Bashkimit Evropian në maj kishte miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument kyç për mbështetjen e reformave të lidhura me BE-në dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në rajon.
Vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë i kanë dorëzuar agjendat e tyre të reformave Komisionit Evropian, duke përfshirë reformat socio-ekonomike dhe themelore që planifikojnë të zbatojnë gjatë tre viteve të ardhshme.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka planifikuar një drekë pune me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor më 19 shtator në Bruksel.
Ndërsa Komisioni Evropian kishte planifikuar të miratonte agjendat e reformave para 19 shtatorit, ky proces është shtyrë për tetor, pjesërisht për shkak të vonesave të Bosnje e Hercegovinës.
Vendet anëtare të BE-së do të kenë rolin kryesor në miratimin e burimeve financiare, ndërsa pagesat do të kryhen dy herë në vit, në varësi të përmbushjes së kritereve të vendosura në agjendat e tyre.
Në rast se parakushtet e reformave nuk përmbushen, BE-ja rezervon të drejtën për të pezulluar disbursimin e fondeve.
Përfitimet dhe kushtet e Planit të Rritjes
Plani i Rritjes për periudhën 2024-2027 synon të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor me një fond prej gjashtë miliardë euro, nga të cilat dy miliardë janë grante dhe katër miliardë janë kredi me kushte shumë të favorshme.
Qëllimi kryesor i planit është harmonizimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me vlerat dhe standardet e BE-së, për të përgatitur anëtarësimin e tyre të ardhshëm dhe për të lehtësuar integrimin në tregun e vetëm evropian.
Ndihma financiare synon gjithashtu përkrahjen e reformave në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe zhvillimin socio-ekonomik.
Vendet që përfitojnë nga ky plan do të duhet të përgatisin agjenda të qarta reformash dhe të kontribuojnë në përputhjen progresive me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
Ndihma financiare nuk është e pakushtëzuar; përfitimi nga fondet varet nga respektimi i vazhdueshëm i mekanizmave demokratikë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Kushtet për Kosovën dhe Serbinë
Kosova dhe Serbia, për të përfituar nga Plani i Rritjes, duhet të përmbushin një kusht shtesë që lidhet me normalizimin e marrëdhënieve të tyre.
Kjo përfshin angazhimin në progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në zbatimin e plotë të Marrëveshjes për normalizimin.
Po ashtu implementimin e marrëveshjeve të mëparshme në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje