LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi e nis me fitore edicionin e ri, mposht Pejën në ‘Shani Nushi’

Vëllaznimi e nis me fitore edicionin e ri, mposht Pejën në ‘Shani Nushi’

ProCredit Superliga është hapur me ndeshjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës. Fitore shënoi skuadra kuqezi me rezultat 73:65 (13:17, 31:20, 15:13, 14:15).

Ndeshjen më mirë e nisën verdhezinjtë, duke pasur gjashtë pikë epërsi 9:16, derisa kuqezinjtë ngushtuan paksa shifrat, ku çereku i parë përfundon 13:17.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë bën përmbysjen, për të shkuar në pushim me rezultat 44:37, derisa epërsia më e lartë ishte 44:33.


Skuadra e Vëllaznimit ngriti epërsinë në 54:42 në çerekun e tretë, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 59:50.

Por, drama nuk kishte përfunduar. Peja ngushtoi shifrat minimalisht në 61:60. Megjithatë, në momentet e fundit dhe vendimtare, vendasit ishin më të vëmendshëm dhe shënuan fitoren e parë në këtë kampionat.

Më i miri te vendasit ishte Jason Jitoboh me 13 pikë e 13 kërcime, kurse Shizz Alston e ndihmoi me 28 pikë, derisa Shahade Ëells ishte më i miri te mysafirët me 18 pikë e gjashtë kërcime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Real Madridi vuan por fiton tri pikë të rëndësishme në udhëtim tek Sociedadi

Real Madridi vuan por fiton tri pikë të rëndësishme në udhëtim tek Sociedadi

La Liga
Agjenti i Roques lë të kuptohet kush ishte fajtori për largimin e tij nga Barcelona

Agjenti i Roques lë të kuptohet kush ishte fajtori për largimin e tij nga Barcelona

La Liga
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi

Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi

Premier League
Erling Haaland ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Brentfordit

Erling Haaland ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Brentfordit

Premier League
Kalo në kategori