Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale dëshmohet se Serbia qëndron prapa sulmit të armatosur terrorist në Banjskë.
Sipas tij, kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës janë vetëm në kuadër të retorikës së tij propaganduese, megjithatë, nënvizon se asnjëherë nuk duhet të anashkalohet mundësia për ndërhyrje ushtarake të Serbisë në Kosovë.
Quni në një intervistë për KosovaPress, i sheh si para fushatë zgjedhore veprimet e qeverisë në veri, si dhe trumbetimin për hapje e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Ish-ministri i Mbrojtjes kërkon nga Bashkimi Evropian që tani pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria të merr masa ndaj Serbisë për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Është aktakuzë e pritur. Kaloi po thuajse 1 vit që pritëm momentin që autoritetet e Prokurorisë të dalin me të gjeturat që sigurojnë ky rast nga organet e drejtësisë të trajtohet. Përveç atyre që kanë qenë protagonist të ngjarjes apo pjesëmarrës të këtij grupi paramilitar dhe terrorist tani edhe përmes seancave dëgjimore dhe ekspertizave të sigurohet se kush ka qëndruar prapa këtyre. Kush e ka ideuar, përkrahur dhe rekrutuar personelin, pajisur me mjete ushtarake… Kur bëhet fjalë për një formacion të tillë me ato mjete është e pamundur të bëhen të gjitha ato me iniciativa private, pa e kuptuar së paku shteti ku zhvillohen ato aktivitete.
Janë siguruar dëshmi dhe video-incizimi ku shihet se stërvitjet i kryejnë në hapësira që përdorin ushtria, po ashtu përdorin mjete taktike të cilat përdoren nga ushtria e Serbisë. Një pjesë e armatimit nuk është një armatim që gjendet nga tregu i zi, por është armatim i kontrolluar nga institucionet e sigurisë dhe dihet përdoruesi i fundit. Ka shumë fakte që prokuroria dhe gjykata kanë me vlerësuar që prapa këtij organizimi qëndron vet Serbia, ndoshta me ndihmën e ndonjë shërbimi të jashtëm, në këtë rast vet Rusisë”, thekson ai.
Quni kërkon ngritjen e kapaciteteve vendore të sigurisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës. Ndërkaq e sheh të domosdoshme edhe koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjik si parakushte që të bindet Serbia që mos të merr aventura të tilla në Kosovë.
“Është në vazhdën e fjalorit të tyre. Është në vazhdën e deklarimeve, asgjë nuk ndryshon tek mendësia e tyre. Edhe një patrullim të policisë së trafikut ata janë në gjendje të shpallin të një operacioni të njësive speciale dhe të tjera. Çdo shtrirje të sovranitetit e bëjnë propagandën se është një lloj kërcënimi deri te përmasat e sulmit ndaj komunitetit serb. Unë jam i bindur por edhe komuniteti ndërkombëtarë tani ka përvoja me nxjerrjen e realitetit edhe pse në Serbi përdoret ende ky fjalor… Përderisa ne e kemi fqinj Serbinë asnjëherë nuk largohet mundësia që të ketë ndërhyrje të tilla. Thjesht ne duhet t’i ngrisim kapacitetet tona vendore dhe të kemi bashkëpunim të mirë me partnerët tanë strategjik si parakushte që t’i bindim që në start që mos të ndërmarrin aventura të tilla”, shton Quni.
Duke folur për hapjen e urës së Ibrit, Quni thotë se një gjë e tillë ka qenë në agjendë edhe në qeveritë e kaluara, mirëpo për shkak të specifikave të sigurisë janë sugjeruar nga partnerët që mos të ndërmarrin në veprim të tillë.
Ai thotë se kryeministri Kurti pas takimit me shefin e CIA-s, William Burns duket se është zmbrapsur nga kjo ide. Sipas tij, kjo po dëshmon se kreu qeveritar ka ndërmarrë një iniciativë vetëm si para fushatë zgjedhore për t’i mbuluar dështimet e qeverisë.
“Unë jam më se i bindur se drejtori i CIA-s ka arritur zotëri Kurti t’i shpjegoi dhe elaboroi se cilat janë rreziqet që i presin qytetarët që kalojnë në atë mënyrë. Jo që zotëri Kurti nuk i ka ditë dhe ka qenë i paralajmëruar se çka mundet me ndodh… Mirëpo nëse ai i ka ditë të gjitha këto informata që është dashur t’ia thotë edhe drejtori i CIA-s, atëherë kjo do të thotë se e tëra para kësaj ka qenë një show, spektakli dhe popullzimi….Këto veprime që ndërmarrën në këtë formë, që s’kanë një epilog dhe rezultat por është vetëm një përpjekje në tendencë është vetëm pjesë e një para fushate dhe një formë për t’i mbuluar të gjitha dështimet që qytetarët janë të ngarkuar”, deklaron Quni.
Sa i përket çështjeve të sigurisë në veri pas mbylljes së strukturave paralele serbe, zyrtari i lartë i LDK-së, thotë se mund të duket se ka më shumë sovranitet dhe legjitimitet në atë pjesë përmes përdorimit të forcës policore, mirëpo konsideron se në botën demokratike nuk preferohet që mjeti i fundit, siç është policia të jetë i pari pa u shterur të gjitha diskutimet politike.
“Ka vlerësime të ndryshme. Në pamje të gjitha ato veprime ku policët tanë lëvizin relativisht lirshëm i ushtrojnë detyrat e tyre, përgjegjësitë e tyre neve mundet me na u dok mirë dhe bukur, derisa s’ka rezistencë të atyre banorëve dhe derisa këto forca janë të pranueshme. Mbyllja e institucioneve paralele shumë e legjitimuar dhe s’ka ndonjë reagim të komunitetit serb, kjo mund të duket se është në rrugën e mirë dhe rrugën e mbarë. Por ne duhet me pas një fakt parasysh se po ndryshojnë rolet. Nuk preferohet në botën demokratike që mjeti i fundit, siç është përdorimi i forcave të policisë të jetë mjeti i parë, pa u shterur të gjitha mjetet politike”, përfundon Quni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A