LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku përzihet në zgjedhjet presidenciale amerikane

Papa Françesku përzihet në zgjedhjet presidenciale amerikane

Papa Françesku i ka përshkruar zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA si një zgjedhje midis “dy të këqijave”, duke i konsideruar politikat anti-emigrante të ish-presidentit, Donald Trump dhe mbështetjen e zëvendëspresidentes, Kamala Harris për të drejtat e abortit – të dyja kundër jetës.

“Njeriu duhet të zgjedhë të keqen më të vogël nga dy të këqijat. Ajo zonjë apo ai zotëri? Nuk e di”, tha Papa Françesku në një konferencë për shtyp në aeroplanin papal, duke iu referuar Harrisit dhe Trumpit, shkruan CNN.

Ai u tha votuesve “të gjithë me ndërgjegje duhet të mendojnë për këtë dhe të votojnë në atë mënyrë”.


Françesku foli më shumë për politikën sesa paraardhësit e tij, duke u përpjekur ta bënte Kishën Katolike më të hapur.

Ndërsa ai ka mbrojtur vazhdimisht dhe me forcë mësimin e Kishës Katolike se aborti është shkatërrim i qëllimshëm i jetës njerëzore, Françesku ka këmbëngulur gjithashtu se ai nuk mund të izolohet nga çështje të tjera që kanë të bëjnë me jetën njerëzore, përfshirë emigracionin.

“Të përzënë emigrantët, t’i lënë ata ku të duash, t’i lënë ata… kjo është diçka e tmerrshme, kjo është e keqe. Nxjerrja e një fëmije nga barku i nënës është atentat sepse mbytet jeta. Duhet të flasim qartë për këto gjëra”, tha ai.

Françesku ka peshuar më parë mbi çështjet politike, duke sinjalizuar pikëpamje më progresive dhe duke lejuar priftërinjtë të falin abortet. Ai miratoi bekimet për çiftet e të njëjtit seks dhe paralajmëroi vazhdimisht për ndryshimin e klimës.

Ai sfidoi peshkopët katolikë në SHBA, të cilët këmbëngulën se aborti është çështja “më e rëndësishme”, duke argumentuar se gjendja e emigrantëve ka të bëjë gjithashtu me mbrojtjen e jetës.

Katolikët amerikanë gjithashtu kanë pikëpamje të ndryshme. Sipas Pew Research, 52 për qind e votuesve të regjistruar katolikë e përshkruajnë veten si republikanë ose të prirur ndaj asaj partie, ndërsa 44 për qind thonë se janë demokratë.

Votuesit katolikë u ndanë në zgjedhjet e 2020 – 50 për qind votuan për Joe Bidenin dhe 49 për qind për Trumpin.

Por shumica e katolikëve – 61 për qind – besojnë se aborti duhet të jetë i ligjshëm në të gjitha ose në shumicën e rasteve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori