LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i N1: Spekulimet e mediave të kontrolluara prej Vuçiqit po shqetësojnë serbët e Kosovës

Gazetari i N1: Spekulimet e mediave të kontrolluara prej Vuçiqit po shqetësojnë serbët e Kosovës

Tema kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës janë spekulimet që kanë publikuar mediat e regjimit, sipas të cilave, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të thotë se është “okupuar” një pjese e territorit të Serbisë duke iu referuar Kosovës.

Aktualisht, njerëzit janë të shqetësuar nëse kjo do të ndodhë në të vërtetë ose nëse është një mënyrë për Serbinë që të tërheqë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj asaj që, sipas pretendimeve, po bën qeveria e Kosovës dhe që nuk është në përputhje me dialogun që duhet të zgjidhë këtë çështje, thotë gazetari i N1, Nenad Bozoviq shkruan Telegrafi.

Siç kujton reporteri i N1, në muajin korrik, Lista Serbe i dërgoi një kërkesë qeverisë së Serbisë me të cilën kërkonte që policia e Kosovës të shpallet ‘organizatë terroriste’.


Sipas këtij mediumi “ata renditën një seri, gjegjësisht një listë të gjithçkaje që kishte bërë policia e Kosovës në periudhën paraprake – nga arrestimi i njerëzve e deri te ushtrimi i ‘brutalitetit’ ndaj njerëzve që jetojnë në veri – por qeveria serbe nuk e pranoi atë”.

Lista Serbe dje u takua me shefin e ri të zyrës së BE-së në Prishtinë, ku u ankuan për Policinë e Kosovës.

Ndryshe, Vuçiq pritet t’i drejtohet publikut rreth orës 18:00 të ditës së sotme për zhvillimet e fundit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të një gruaje në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët

Policia në kërkim të një gruaje në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët

Kronika e Zezë
“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska”, vendosen pamflete kërcënuese në veri – Prokuroria inicion rastin

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska”, vendosen pamflete kërcënuese në veri – Prokuroria inicion rastin

Lajme
Aktakuza për rastin e Banjskës: Si i kërcënonte Radoiçiqi organet e sigurisë në Kosovë në prani të Vuçiqit?

Aktakuza për rastin e Banjskës: Si i kërcënonte Radoiçiqi organet e sigurisë në Kosovë në prani të Vuçiqit?

Lajme
Arrestohet asamblisti i LDK-së, dyshohet se sulmoi fizikisht kryetarin e Komunës së Podujevës

Arrestohet asamblisti i LDK-së, dyshohet se sulmoi fizikisht kryetarin e Komunës së Podujevës

Lajme
“Kisha pre për zgjalli, tkisha gri”, 2 mijë euro gjobë ndaj dy të akuzuarve për kanosjen e deputetes

“Kisha pre për zgjalli, tkisha gri”, 2 mijë euro gjobë ndaj dy të akuzuarve për kanosjen e deputetes

Drejtësi
Gazetari i N1: Spekulimet e mediave të kontrolluara prej Vuçiqit po shqetësojnë serbët e Kosovës

Gazetari i N1: Spekulimet e mediave të kontrolluara prej Vuçiqit po shqetësojnë serbët e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori