LAJMI I FUNDIT:

Pasi i përfundon mandati si shef i NATO-s, Stoltenberg do të punësohet në Gjermani

Pasi i përfundon mandati si shef i NATO-s, Stoltenberg do të punësohet në Gjermani

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë kryetari i ri i Konferencës së Sigurisë së Munichut (MSC), Gjermani.

Ish-kryeministri norvegjez do të vendoset në krye të këtij institucioni kyç transatlantik në një kohë shqetësimi të shtuar mbi drejtimin e luftës në Ukrainë dhe të ardhmen e NATO-s pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, thotë një burim për politico.

Në krye të Konferencës së Sigurisë së Munichut, 65-vjeçari do ta pasojë Christoph Heusgenin, diplomatin gjerman që drejtoi konferencën në dy vitet e fundit, duke filluar nga shkurti i vitit 2025.


Ish-kryetari për një kohë të gjatë, Wolfgang Ischinger do të mbetet kryetar i Këshillit të Fondacionit të Konferencës së Sigurisë së Munichut.

Që nga themelimi i saj në vitin 1963 nga një ish-oficer i Wehrmacht-it dhe anëtar i rezistencës gjermane, MSC është bërë një takim kyç në nivel ndërkombëtar – siç vizitorët e quajnë me shaka “Davosi me armë”.

Ndryshe, Stoltenberg ka qenë sekretar i përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2014.

Ai do të zëvendësohet në këtë rol nga ish-kryeministri holandez, Mark Rutte më 1 tetor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza

Azia
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Kalo në kategori